BOTA

Gardh me tela në kufirin me Shqipërinë, Mali i Zi merr masa për parandalimin e emigratëve ilegalë

14:41 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Për të parandaluar kalimin e emigrantëve ilegalë, Mali i Zi po sheh mundësinë e ndërtimit të një gardhi me tela në kufirin me Shqipërinë”. Kështu ka bërë të ditur kreu i Departamentit për Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror të Malit të Zi, Vojislad Dragoviç këtë të dielë. Për shkak të fluksit të emigrantëve ilegalë, kryesisht sirianë, që kalojnë nga Shqipëria drejt Malit të Zi, shteti fqinj po mendon të marrë masa për të frenuar këtë fenomen.




“Nëse do të ketë një fluks të madh të emigrantëve, do të ngremë gardh me tela në kufirin me Shqipërinë”, tha për televizionin shtetëror Dragoviç, i cili shtoi se autoritetet shqiptare në shumë raste kishin refuzuar të pranonin klandestinët që kthente Mali i Zi, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të ripranimit të emigrantëve.

Mijëra emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme po synojnë të shkojnë drejt Evropës Perëndimore. Kontrabandistët e refugjatëve kanë gjetur një korridor të ri në Ballkan, duke kaluar nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjes për të arritur në Kroaci.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.