POLITIKË

Grushte dhe shqelma ndaj kryebashkiakut të Selanikut, reagon Erion Veliaj

15:18 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sulm fizik ka ndodhur ditën e sotme ndaj kryebashkiakut të Selanikut, Yiannis Boutaris. Aktet e dhunës u bënë nga pjesëtarët të ekstremit të djathtë.




Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e përvjetorit të Genocidit të Pontëve, popullsisë ortodokse me prejardhje greke, e cila u dëbua me dhunë nga trojet e saj në Azinë e Vogël, prej turqve, dhe ku si pasojë gjetën vdekjen rreth 340 mijë persona.

Ndërsa kryebashkiaku Butaris ka mbërritur për të ndjekur si gjithë qytetarët pjesë nga ceremonia, disa persona të panjohur e kanë dhunuar duke e qëlluar me mjete të forta, me grushte e shkelma, duke e shtyrë dhe duke hedhur drejt tij sharje.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe kryetari bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Duke dënuar dhunën që iu bë kryebashkiakut të Selanikut, ai shprehet se nacionalistët nuk mund të imponojnë askujt rrugën apo bindjet e tyre.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.