SPORT

Kompanitë e basteve shqiptare bojkotuan Superioren, s’dihen arsyet

13:03 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kampionati shqiptar është kuotuar javë pas jave në kompanitë shqiptare të basteve. Mirëpo, dje diçka e tillë nuk ka ndodhur.




Shmangia e kuotimeve të ndeshjeve të kampionatit shqiptar nuk dihet nëse është ndonjë masë paraprake për t’u ruajtur nga humbje të ndryshme financiare, apo thjesht një praktikë e ndjekur edhe në kampionatet e mëparshme për periudhën që është fundi i sezonit, shkruan PanoramaSport. Javë pas jave, në kompanitë shqiptare të basteve ka pasur rubrika të shumta parashikimesh, por dje, për pesë ndeshjet e Kategorisë Superiore nuk ka pasur asnjë mundësi kuotimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.