AKTUALITET

Përplasen tre makina në autostradën Tiranë-Durrës, ka të plagosur

18:13 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre makina janë aksidentuar ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, nga përplasja jën plagosur drejtuesja e mjetit R. K.




Ajo është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore, mësohet se R.K është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.05.2018, rreth orës 16:40, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përplasur 3 mjete (mjeti me targë AA 011 ED, me drejtues shtetasin Xh. Y., mjeti me targë AA 827 RC, me drejtuese shtetasen E. D., dhe mjeti me targë AA 868 DZ, me drejtuese shtetasen R. K.)

Si pasojë e përplasjes të 3 mjeteve ka mbetur e dëmtuar lehtë drejtuesia e mjetit me targë AA 868 DZ, shtetasia R. K., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore .

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.