SPORT

“Po të presim tek Barcelona”, telefonata e Messit për Griezmann

16:44 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, sulmuesi argjentinas Lionel Messi ka bindur francezin Antoine Griezmann që të lërë Atletico Madrid dhe të vijë te Barcelona sezonin e ardhshëm.




Edhe pse Atletico i ka ofruar rinovimin dhe një rrogë më të mirë sulmuesit 27-vjeçar, duket se Griezmann ka dëshirë të ndryshojë skuadër dhe të provojë një aventurë të re.

Ka qenë një telefonatë që vetë Messi ka bërë me Griezmann ajo që ka bindur sulmuesin francez dhe ideja që do të luajë në një skuadër me “pleshtin” duket se e ka magjepsur lojtarin që këtë javë fitoi trofeun e Europa League me Atletico.

Sipas “AS”, Messi i ka thënë kolegut se e gjithë skuadra e Barcelonës po e pret me krahët hapur sulmuesin e Atletico, duke i garantuar edhe një vend si titullar tek ekipi i trajnerit Valderverde.

Barcelona ka kohë që e kërkon Griezmann, ka bërë disa përpjekje për ta marrë dhe duket se gjithçka do të finalizohet në verën e këtij viti, me skuadrën “blaugrana” që është gati të paguajë edhe klauzolën.

Palët pritet që të mbyllin marrëveshjen që në maj, para se të nisë Kupa e Botës në futboll, pasi Griezmann mbetet objektivi kryesor i merkatos për sezonin e ardhshëm


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.