Kryesore

“Të dhënat e prindërve i kërkuam për komunikim”, Vokshi i përgjigjet Nikollës: Ka shkelur Kushtetutën

19:13 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla reagoi sot në lidhje me akuzat e opozitës për mbledhjen e të dhënave personale të prindërve të nxnësve në shkolla, ku u shpreh se kjo kërkesë nga mësuesit ndaj fëmijëve tuaj është bërë për të ndërtuar një komunikim të ri me prindërit me anë të teknologjisë, për tu informuar se çfarë ndodh në shkollë dhe në politikat arsimore që ndërmerr ministria.




Pas këtij reagimi, deputetja e PD Albana Vokshi përmes një postimi në “Facebook” është shprehur se Nikolla ka shkelu hapur Kushtetutën e vendit pasi ka kërkuar të dhëna të cilat mbrohen nga ligji për Mrojtjen e të Dhënave Personale.

Vokshi duke u bërë thirrje prindërve që mos bien pre e shkeljes së ligjit, shprehet se prindërve të nxënësve nuk u është dhënë asnjë arsye pëse u kërkohen të dhënat personale.

Postimi i plotë

KUR “PADIJA” DHE E “LIGA” BËHEN BASHKË,
Jo një replikë me Ministren Lindita Nikolla, që i quan “shkollat kot”, por një SQARIM për të gjithë PRINDËRIT, që kanë FËMIJËT NË SHKOLLAT PUBLIKE.

————————————————————-
Të dhënat që lidhen me identitetin e personit (emër, mbiemër, nr. ID,
nr. Tel apo adresa e-mail) kanë KARAKTER PERSONAL. Neni 3 i ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, përcakton si të dhëna personale çdo informacion në lidhje me një person fizik, të identifikuar ose të identifikueshëm, direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një NUMRI IDENTIFIKIMI, ose një a më shumë faktorëve të veçantë për identitetin e tij fizik, fiziologjik, mendor,
ekonomik, kulturor apo social. Për rrjedhojë, ato përfshihen
në hapësirën që mbron #KUSHTETUTA.
Urdhëri i dhënë nga Ministrja Nikolla, në zbatim të kërkesës së Kabinetit të Kryeministrit, ka shkelur hapur Kushtetutën dhe Ligjin për Mrojtjen e të Dhënave Personale (nenin 6 dhe 7) Në shkelje të hapur të #Kushtetutës dhe Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Prindërit edhe sot gjenden përpara detyrimit për të bërë publike të dhënat e tyre personale, pa iu dhënë asnjë arsye përse kērkohen.

Të dashur prindër,
– REFUZONI të firmosni formularët për pëlqimin tuaj për të dhënat personale (foto 4).
– REFUZONI të jepni të dhënat personale që do keqpërdoren duke ju ushtruar presion të çdo forme.

DUKE REFUZUAR, THJESHT ZBATONI LIGJIN!!!

Partia Demokratike:
1- E ka denoncuar kërë shkelje flagrante të ligjit;
2- I ka dërguar shkresë zyrtare Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave (foto 1,2,3) që të reagonte në mënyrë urgjente. Është e TURPSHME heshtja e Komisionerit!!!
3- Ka dërguar padi penale në Prokurori, për Kryeministrin Edi Rama dhe Ministret Lindita Nikolla dhe Orgerta Manastirlliu (foto 5).
4- Ka thirrur në Komisionin e Arsimit Ministren Nikolla per te raportuar rreth kësaj cështje.

Vetëm disa ditë më parë, Parlamenti Europian ka kërkuar masa më të rrepta për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. E për një vend që kërkon të aderojë në Europë, një shkelje e tillë flagrante e ligjit është e patolerueshme.

Por këta nuk janë “Qeveria e Ligjit” por ”Qeveria e Maliqit…!”

32976668_10156497732079429_475198862416412672_n 33040194_10156497731859429_9037692809578020864_n 33020531_10156497731724429_7895038587501019136_n 32941428_10156497731594429_7098094967502929920_n 33032547_10156497731474429_8610364995512827904_n
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.