AKTUALITET

Thirret në Prokurori gazetari i përgjimit, do t’i kërkohet të dorëzojë…

15:34 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Jetmir Olldashi në vijim të hetimeve për audio-përgjimin me ‘dëshmitarin X’ do të jetë dëshmitari i radhës që do të pyetet nga prokurori i Krimeve të Rënda.




Gjithashtu, çështja e kallëzimit të rremë, e bashkuar tashmë në një të vetme me atë të trafikut të narkotikëve do të dërgojë pranë akuzës edhe deputetët e PD-së, Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.

Të tre këta persona në pozicionin e personave që kanë të dhëna të vlefshme, duhet të paraqiten në Prokurorinë Krimeve të Rënda nëser në orën 10:00, shkruan Top Channel.

Rrëfimi i gazetarit Jetmir Olldashi, i cili deklaroi një ditë më parë itinerarin e ndjekur gjatë një investigimi, sipas tij mbi çështjet e trafikut në Vlorë është më i rëndësishmi pas atij të dëshmitari x. Mirëpo, atij nuk do t’i kërkohen vetëm shpjegimet se si e takoi Albert Veliun, si u zhvillua biseda mes tij dhe një personi tjetër që thuhet se Agron Xhafajt, apo edhe si do të sigurohej hashashi.

Nga burime të sigurta mësohet se gazetarit do t’i kërkohet materiali bruto i audio-regjistrimit mes dëshmitarit X dhe Agron Xhafajt. Pas këtij momenti shpjeguan të njëjtat burime të besueshme, prokurorët do të vendosin se ku do të zhvillohet ekspertiza e materialit audio, për të cilin po vlerësohen dy mundësi.

Së pari prokurorët do t’i drejtohen për ekspertizë policisë shkencore në Tiranë, për të krahasuar tonalitetet e zërit të Agron Xhafajt, të regjistruara nga prokurorët e Tiranës, përpara se ai t’u vetëdorëzohej italianëve me zërin që shfaqet në përgjim.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe në rastin e dëshmitarit Albert Veliu. Vetëm pas këtij momenti dhe nëse materiali bruto u dorëzohet hetuesve, prokuroria do të kërkojë edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë ashtu sikurse është vepruar edhe më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.