BOTA

Turqia shton kërcënimet ndaj Greqisë

22:20 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, Hulusi Akar, i ka kërkuar në mënyrë indirekte Greqisë që të mos bëjë “llogari të gabuara”.




“Ne mund të kryejmë operacione në Afrin. Ne mund të kryejmë operacione në lindje dhe juglindje të Turqisë. Nëse është e nevojshme ne do të përmbushim çdo detyrë që mund të na caktohet në Mesdhe dhe në Egje, pa hezitim. Askush nuk duhet të bëjë llogaritje të gabuara mbi këtë çështje”, citohet të ketë thënë Akar.

Ai nuk përmendi haptazi Greqinë, por sikurse raporton “Hyrriet”, deklarata e tij i referohet qartësisht këtij shteti, pasi ka pasur tension të vazhdueshëm midis dy vendeve lidhur me pretendimet që kanë për sovranitetin e disa ishujve në Detin Egje.

Përfaqësuesi i Shtabit theksoi se Turqia po “ndjek gjithashtu nga afër zhvillimet në Detin e Zi”,si dhe është në bisedime të vazhdueshme me vendet bregdetare për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.