POLITIKË

“Vdekja e 27 vjeçarit Enea Ftoi, është vrasje shtetërore raciste”

22:43 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me vdekjen e 27-vjeçarit nga Korça Enea Ftoi.




Berisha shprehet se vrasja e të riut është vrasje shtetërore raciste, ndërsa autorët janë të lirë. Ish-kryeministri bën thirrje që përgjegjësit të vihen para drejtësisë dhe të mos mbrohen nga qeveria e Edi Ramës.

Reagimi i Sali Berishës

Torturimi me pasoje vdekjen e 27 vjeçarit rom Enea Ftoi, eshte vrasje shteterore raciste!

Të dashur miq, para tre ditësh kriminele me uniformë në komisariatin e Korçës i morën jetën me tortura çnjerëzore të riut rom, 27 vjeçarit Enea Ftoi. Sot pas tre ditësh autorët e këtij krimi monstruoz racist, xhelatet e Eneas janë të lirë dhe vazhdojnë me qetësi punën.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhë këtë qëndrim kriminal të narkoshtetit, i cili fakton në mënyrë përfundimtare se kemi të bëjmë me një vrasje të mirëfillte raciste shtetërore, u bëj thirrje komunitetit rom dhe mbarë qytetarëve të Korçës që të ngrihen kundër këtij akti çnjerëzor të autoriteteve shteterore, Edi Rames dhe klikës së tij raciste në pushtet! Sb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.