EKONOMI

Afati i ri/ Taksa e re e pronës do të nis nga 1 janari 2019

14:26 - 21.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria ka vendosur një afat të ri për zbatimin e taksës së pronës, pasi bashkitë nuk janë gati për zbatimin e saj. Kështu, që kjo është shtyrë për janarin e vitit të ardhshëm.




Deklarata e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj bëhet pas shqetësimit që kanë shprehur disa Bashki për mungesën e bazës së te dhënave që ka nevojë për rifreskim. Gjithashtu, edhe bashki të tjera si ajo Tiranës, Durrësit e Shkodrës kanë njoftuar nisjen e aplikimit dhe mbledhjen përmes faturës së ujësjellës kanalizimeve, ndaj edhe është vendosur shtyrja e taksës.

“Periudha 2018 është një periudhë tranzitore, që i lejon njësive vendore të përgatiten më mirë në mënyrë që në 1 janar 2019 të gjitha njësitë vendore të aplikojnë taksën e pronës në bazë të vlerës. Taksa e pronës nuk është një taksë e re, nuk është rritur, është bazuar te vlera. Do ti japim mundësi tatim paguesve që të dinë se për cfarë janë duke paguar dhe njësive vendore që të ketë një kontroll më të mirë mbi territorin, të ketë mbledhje taksash transparente dhe jo afrofe”.

Ligji që reformon taksën e pronës ka hyrë në fuqi dy muaj më parë. Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, pra nëse një shtëpi ka një vlerë prej 10 milionë lekësh, qytetari duhet të paguaj në muaj 500 lekë, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.2%.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.