BOTA

Maduro fiton edhe një mandat si president i Venezuelës, administrata e Trump: S’do ti njohim zgjedhjet

08:26 - 21.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe një tjetër mandat 6-vjeçar ka fituar presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro. Ndonëse procesi zgjedhor është përcjellë me bojkot të opozitës dhe pretendime për manipulim të votave, Maduro ka arritur të sigurojë postin. Pas mbylljes së kutive të votimit, kandidati kryesor opozitar, Henri Falcon ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve. “Ne nuk e konsiderojmë të vlefshëm këtë proces zgjedhor, na duhet të mbajmë zgjedhje tjera në Venezuelë”.




Shefja e Këshillit Kombëtar Zgjedhor, Tibisay Lucena, ka thënë se pas numërimit të më shumë se 90 përqind të votave, Maduro ka fituar 67.7 përqind apo 5.8 milionë vota dhe Falcon ka fituar 21.2 përqind apo 1.8 milion vota. ”Ata më kanë nënvlerësuar”, – ka thënë Maduro para mbështetësve të tij jashtë pallatit presidencial në Karakas.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë së zgjedhjet kanë qenë “të lira dhe të drejta”, mirëpo shumica e opozitës ka bojkotuar rezultatin.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka theksuar se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve. Ndërkohë bëhet e ditur se në votime kanë dalë 46 përqind të banorëve, derisa ky proces është zhvilluar në periudhën e krizës së rëndë ekonomike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.