Kronikë

Nga Berati në Lushnjë për të vjedhur bankën, i riu terrorizon qytetin

17:30 - 22.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në prag të mbylljes së një banke të nivelit të dytë në qytetin e Lushnjës, 25-vjeçari Olcion Muço tentoi ta grabisë atë.




Policia thotë se i riu ka hyrë në bankë i maskuar dhe me armë. Po ashtu ai ka terrorizuar punonjësit duke qëlluar me armë, plot 8 herë. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në afërsi të Poliklinikës së qytetit. Policia është njoftuar nga qytetarët. 25-vjeçari ka tentuar të largohej me vrap, por nuk ia ka dalë pasi është bllokuar nga efektivët e policisë. Olcion Muço është ndaluar rreth 1 km nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maska dhe 1 kapuç. Gjithashtu në vendngjarje u sekuestruan 8 gëzhoja pistolete TT të cilat dyshohen se janë qitur nga pistoleta e autorit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.