Kryesore

Grekët në alarm: Shqiptarët po na vjedhin bimët medicinale

16:04 - 23.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Grumbullimi i paligjshëm i bimëve medicinale nga ana e shtetasve shqiptarë, është shndërruar në një problem për policinë greke. Jo vetëm në kufi, por edhe në brendësi të territorit grek.




Rasti i fundit ëhstë të dielën, ku u arrestuan në Anilio, afër Mecovos, dy shtetase shqiptare të moshës 39 dhe 44 vjeçe, për grumbullim të paligjshëm bimësh medicinale.

Dy gratë u arrestuan ndërsa kishin mbledhur 27,2 kg nga bima Primula Veris (aguliçe). Të premten, në Aetomilica, në këmbë të malit Gramoz, është arrestuar një tjetër shtetas shqiptar, 49 vjeç. Ai kishte mbushur disa thasë, me 130 kg nga bima e murrizit. Përveç kësaj, ai kishte hyrë në territorin grek pa dokumente të rregullta.

Sipas të dhënave të policisë, vetëm muajin e fundit janë konfiskuar 514 kilogramë bimë medicinale të mbledhura në mënyrë të paligjshme nga shtetas shqiptarë, ndërsa janë kryer edhe 15 arrestime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.