EKONOMI

INSTAT: Polakët rritje dyshifrore, më shumë shqiptarë ikin jashtë

09:30 - 24.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Polakët kanë regjistruar rritje dyshifrore në grupin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në katërmujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e publikuara nga INSTAT për lëvizjen e shtetaseve të huaj dhe shqiptarë konfirmojnë këtë tendencë.




“Në prill 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 41,9%, ndërsa uljen më të madhe e kanë pasur shtetasit nga Zvicra me 25,2%. Në katërmujorin e parë 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe 33,0%”, vlerëson raporti i INSTAT.

Shtetasit nga Kosova që kanë vizituar Shqipërinë në prill 2018 janë mbi 121 mijë, por me një ulje prej 3.8% në raport me prillin 2017, por si katërmujor ka një rritje të kosovarëve që kanë vizituar vendin tonë me 5.9% në raport me janar-prill 2017. Prilli në përgjithësi duket se ka pasur një braktisje nga shtetasit që vijnë drejt Shqipërisë nga vendet fqinje si Italia apo Greqia, ku respektivisht kanë hyrë 7.1% më pak nga e para dhe 22.6% nga e dyta.

Por si katërmujor, tendenca është në rritje edhe pse me shifra modeste me 5.6 dhe 3.3% rritje krahasuar me janar-prill 2017. Referuar shifrave zyrtare, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar në muajin prill 2018 është 781.404. Krahasuar me prill 2017, ky tregues rezulton me rritje 2,2%.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.