Kryesore

PD jep detajet e protestës: Ja sa do të zgjasë dhe a do të jetë e dhunshme

17:51 - 24.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zbuluar plani i Partisë Demokratike për protestën e të shtunës.




Sekretari i Përjithshëm i PD-së Arben Ristani ka deklaruar se protesta e 26 majit do të jetë paqësore dhe nuk do të zgjasë pafundësisht.

I ftuar në Report Tv, Ristani theksoi se protesta do të nisë dhe mbyllet të shtunën.

“Protesta do të jetë paqësore. Presim një pjesëmarrje të fuqishme kundër keqqeverisjes. Është lënë pa orar jo se do të zgjasë shumë. Do të mbyllet brenda ditës së shtunë, por do të ketë kohëzgjatjen e saj normale. Sigurisht që ka njerëz që ka njerëz që duan ta shprehin revoltën më fort, por çelësi i suksesit për ne është pjesëmarrja. Mesazhi është që kjo qeveri duhet të largohet, Shqipëria nuk mund të ecë me trafikantë drogë. Kështu si jemi nuk kemi të ardhme.  Në protestë janë të ftuar të gjithë, pavarësisht divergjencave janë të gjithë të interesuar për t’u bashkuar një të keqeje që na godet të gjithë njëlloj.” tha Ristani

Kujtojmë se në kërkesën e saj PD ka njoftuar se protesta do nisë në orën 11:00, por nuk ka përcaktuar kohëzgjatjen e saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.