SPORT

Shpërthen Kushta: Kampionat i shëmtuar, ëndërr ta shikoja ekipin e fshatit tim në kategorinë e të mëdhenjve

15:48 - 24.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ka quajtur një kampion të shëmtuar këtë që sapo u mbyll, legjenda e futbollit vlonjat, Sokol Kushta. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai ka akuzuar FSHF-në për gjendjen e këtij kampionati.




Nga ana tjetër, ai nuk ka harruar as të urojë ekipin e Orikumit për ngjitjen në Kategorinë e parë, që siç e quan ai, ekipin e vendlindjes, Dukati.

Me ironi ai shprehet se ishte ëndërr e tij ta shikonte fshatin e tij përkrah ekipeve të mëdhenj të Superiores sonë.

“Urime për ekipin e Dukatit. (Oriku kush s’e di. Ishte një ëndërr për mua ta shikoja fshatin tim në Kategorinë e të mëdhenjve , Dinamo, Kavaja, Elbasani, Fier, Lushnje, Peqin dhe më në fund Vllaznia. Harrova ca ekipe, por nuk ka gjë…Kuptohet vetë. Dhe kjo ditë erdhi falë FSHF-së dhe presidentit, që i bëri të gjitha ekipet njësoj. Do qe bukur një turne, Tirana, Dinamo, Vllaznia dhe Dukati… shumë njerëz mërziten me ca gjëra që shikojnë por janë këta bashkiak këta njerëz që votojnë për këtë kampionat i shëmtuar”, – shkruan Kushta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.