AKTUALITET

Shqiptarët të rrezikuar nga vjedhja e të dhënave online. Si të mos bini pre e mashtrimit

11:26 - 24.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në tremujorin e parë të vitit 2018, teknologjitë e anti-mashtrimit të Kaspersky Lab parandaluan më shumë se 3.7 milionë përpjekje të përdoruesve për të vizituar faqet mashtruese të rrjeteve sociale, nga të cilat 60 përqind ishin faqet e rreme të Facebook.




Rezultatet, sipas raportit të Kaspersky Lab, “Spam dhe phishing in Q1 2018”, , tregojnë se kriminelët kibernetikë ende bëjnë aq sa munden, për të marrë nën përdorim të dhënat personale.

Rrjeti social “phishing” është një formë e krimit kibernetik që përfshin vjedhjen e të dhënave personale, duke krijuar një kopje të faqes së internetit.

Mashtruesi krijon faqe të rreme, të tilla si një faqe Facebook dhe përpiqet t’i joshë viktimat që nuk dyshojnë, duke i detyruar ata të heqin dorë nga të dhënat e tyre personale si: emri i tyre, password-i, numri i kartës së kreditit dhe më shumë.

Në fillim të vitit, Facebook ishte rrjeti më i popullarizuar për abuzimin dhe vjedhjen e të dhënave.

Kjo është pjesë e një trendi afatgjatë, pasi në 2017-ën, Facebook u bë një nga tre objektivat kryesore për mashtrim në përgjithësi (në gati 8 përqind), ndjekur nga Microsoft Corporation (6 përqind) dhe PayPal (5 përqind).

Objektivat kryesore të sulmeve të tilla, kanë mbetur të njëjta që nga fundi i vitit të kaluar.

Ato janë kryesisht portale globale të internetit dhe sektori financiar, duke përfshirë bankat, shërbimet e pagesave dhe dyqanet online.

Brazili është vendi më i parë më shumë i sulmuar, në tremujorin e parë të 2018 (19 përqind).

Por, pasohet nga Argjentina (13 përqind), Venezuela (13 përqind), Shqipëria (13 përqind) dhe Bolivia (12 përqind).

Ekspertët e Kaspersky Lab këshillojnë që të gjithë përdoruesit që të kontrollojnë me kujdes emaile-t që marrin, link-et, WI-FI që përdorin si edhe të tregohen të kujdesshëm në ruajtjen e të dhënave private.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.