POLITIKË

“S’kemi frikë. Opozita akt pabesie dhe tradhtie ndaj Shqipërisë”

17:28 - 24.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi se publikimi i audio-përgjimit nga Partia Demokratike është një akt pabesia ndaj rrugës së integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.




I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24’ Manja theksoi se nëse opozita do të publikojë të tjera audio-përgjime si ai që implikon vëllain e ministri të Brendshëm Fatmir Xhafaj, qeveria nuk i trembet askujt, shkruan “BalkanWeb”.

Mes të tjerash ai tha se disa përfaqësues të opozitës, duke shigjetuar kështu PD-në po punojnë kundër interesave të Shqipërisë në BE.

“Nëse opozita ka video si ajo e javës së kaluar, pa fakte, nuk besoj se i trembet kush. Por protesta e opozitës e thirrur në 26 maj, të shtunën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit është rikthim i PD në vendin e krimit. Jo për t’i bërë presion qeverisë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, por për t’i bërë ballë hapjes së negociatave. Unë personalisht nëse opozita ka hall pushtetin, do të pajtohesha me këtë thënie; akt pabesie. Ata inspirohen nga faktorë të jashtëm që janë dashakeq ndaj Shqipërisë. Ndaj përveç akt pabesisë, do e quaja e tradhti. Një pjesë e opozitës kam frikë se punon kundra interesave të Shqipërisë në BE. PS në asnjë moment historik që ka pasur të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka bërë hapa para. PS në atë kohë, në opozitë, ska qenë e ndarë nga maxhoranca e djeshme. U tha sot nga kryeministri. Kemi parasysh kur Shqipëria do të hynte në NATO, ishte gjatë kohës që ndodhi Gërdeci dhe opozita e asaj kohe ishte pro. Opozita ka shumë probleme, ju e dini ça problemesh ka ajo. Kjo opozitë nuk ofron alternativë për shqiptarët. Llogaritë e opozitës janë llogari pushteti dhe është e vogël në shpirt”, tha Manja.
BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.