SPORT

A do të agjërojë gjatë finales Salah?

22:06 - 24.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Finalja e Champions League në Kiev nuk ka bindur Mohamed Salah të ndërpresë agjërimin e muajit të Ramazanit, si një mysliman i devotshëm.




Që nga 16 maji i muajit të kaluar ai po agjëron dhe burime pranë sulmuesit të Liverpool tregojnë se lojtari mund të mos jetë në kushtet ideal fizike për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Një problem aspak i vogël për Klopp, që mund të mos ketë një “faraon” energjik për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Agjërimi i Salah, deri sa të perëndojë dielli, për arsye fetare, ishte diçka që dihej, por tifozët e Liverpool mendonin se egjiptiani do të hiqte dorë për shkak të rëndësisë së sfidës.

Ndeshja ndaj Real është maksimumi i mundshëm për çdo futbollist, por Salah ka vendosur të vazhdojë agjërimin, që do ta prishë vetëm 30 minuta para fillimit të finales, kur dielli të perëndojë në Kiev.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.