SHËNDET

Ylli Merja: Si të kuroni hernien diskale me farën e sinapit të zi

12:40 - 24.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Me kalimin e moshës, shumë personave u shfaqen një sërë problemesh shëndetësore, e ndër më të shpeshtat janë sëmundjet si hernia diskale apo artriti reumatoid. Shkaktarët e këtyre sëmundjeve janë të shumta por trajtimi me medikamente jo gjithmonë rezulton efektiv e pacientët jo rrallëherë kërkojnë shërim nga mjekësia medicinale. Të gjitha sëmundjet si artriti reumatoid, borsiti, menisqet, problemet e dhimbjeve lumbare, hernia diskale, pak a shumë kanë të njëjtën natyrë. Në thelb ato janë veçse një infeksion alergjik që prek membranat sinoviale. Këto membrana janë si qese që mbajnë lëngun sinovial, dhe ky i fundit ndodhet midis kockave dhe kyçeve e nuk i lejon ato që të fërkohen e të konsumojnë njëra-tjetrën. Ky inflamacion alergjik që ndodh në kyçe prek mosha nga më të ndryshmet, duke filluar që nga moshat 20-30 vjeçe. Fillimisht këto baktere qëndrojnë në gjendje pasive, por bëhen aktive në momentin që depozitohen në palcën e kuqe të kockave dhe nëpër kyçe e shkaktojnë dhimbje.




Faktorët
Në rastet kur tregoheni të pakujdesshëm në kurimin e bajameve, gjëndrat limfatike fillojnë të acarohen dhe prodhojnë limfocitet T, të cilat shumohen në numër dhe trupi prodhon antikorpuse kundër faktorit reumatoid që është shumuar. Këta stafilokokë që zhvendosen nga bajamet, shkojnë në veshka, e më tej hyjnë në qarkullimin e gjakut. Nëse një trup nuk funksionon në mënyrë të sinkronizuar, duke përfshirë këtu gjëndrat endokrine dhe organet e tjera, është më i predispozuar për t’u prekur nga këta ngacmues të jashtëm, ku përfshihen edhe këto baktere që shkaktojnë sëmundjen e artritit. Me kalimin e kohës fillojnë shqetësimet e para, që shoqërohen me ndjesi këputjeje, lodhjeje, temperaturë, dhimbje gjunjësh e kockash si dhe me mungesë oreksi. Këto shenja shfaqen kur stafilokokët hyjnë në gjak e fillojnë të bëhen aktivë, të shumohen dhe të përhapen në trup. Stadi i dytë i kësaj sëmundjeje progresive është që, nëse nuk kurohet, ai përparon në mënyrë të përshkallëzuar. Gjatë këtij momenti kemi përhapje simetrike në të dyja gjymtyrët, dhe fillon të japë dhimbje, dobëson enët e qarkullimit të gjakut dhe i hollon. Këto të fundit, me ndryshimin e shtypjes atmosferike bëhen të brishta dhe ulja e shtypjes shkakton çarjen e kapilarëve, çka jep shumë dhimbje te pacienti. Një pacient, i cili verifikon se ka disa nga simptomat e sipërpërmendura, mund të kryejë disa diagnostikime, si faktori reumatoid, fibrinogjenin, proteinën C reaktive dhe acidin urik. Në momentin që acidi urik rezulton i lartë, atëherë pacienti ka depozitime të larta të kalciumit në kocka, çka shkakton deformimin e kockave, që shfaqet më tepër në gishtat e këmbës dhe të dorës.’

Efektet
Përdoruesit e kësaj recete, i ndien me të vërtetë frytet e një pune studimore shumë të arrirë, vetëm brenda dy ditësh. Por për të sëmurët këshillohet përdorimi i një çaji, që është i kompozuar. Ai përmban çaj antikolesterol, disa gjethe kundër reumatizmës, gjethen e urthit, gjethen e hithrës, lulen e tërfilit të kuq të malit dhe gjethen e bishtit të kalit. Dhe së dyti, është përdorimi i një vaji bimor, i quajtur vaj për artritin dhe hernien. Ky vaj esencial dhe çajrat janë marrë kryesisht nga farat e sinapit, nga ekstraktimi i gjetheve të pishës, dafinës, bredhit e me radhë. Çaji duhet të përdoret 3 herë në ditë, duke zierë në 2 litra ujë, një përzierje me 5-6 lugë gjellë çaj për kolesterolin, një dorë me hithra, disa gjethe urthi, një dorë me gjethe të bishtit të kalit dhe pak dëllinja, ose trëndafil të egër. Këto përdoren në varësi individuale për çdo përdorues. Nëse ka obezitet fusim në këtë përzierje edhe pak gjethe mështekne, nëse ka problematika me luhatjen e tensionit, atëherë shtojmë më shumë çajin e kolesterolit, nëse ka një aritmi zemre që shoqërohet edhe me vështirësi në ecje, atëherë i shtojmë edhe bimë të tjera. Edhe biseda me pacientin dhe ekzaminimet mjekësore që mund të ketë bërë janë shumë të dobishme. Nëse ka një grafi për kockat është mirë të dihet se ku është problemi më i madh i tharjes së lëngut sinovial, nëse ka analizat e gjakut, mund të shihet a ka acid urik të ngritur, apo kolesterol. Në përgjithësi te femrat ka një porozitet më të madh të kockës. Kështu i shtohet tërfili këtij çaji kur bëhet fjalë për rastet kur ka kripëra minerale për të forcuar kockën, ose i shtohet vaj bajameje dhe lajthi, për të forcuar kockën, ndërsa për meshkujt shtohet diçka tjetër për t’i dhënë më shumë forcë burrërore, shtohet rrënjë hithre dhe gjethe hithre, ndërsa një femre mund t’i jepen farat e hithrës, ose mund të shtohen dozat e tërfilit të kuq, për të forcuar kockën sidomos në pjesën e kokës së femurit, kur kjo kockë bëhet shumë poroze. Madje, duke parë edhe grafitë, sidomos te njerëzit që janë më të moshuar, të kenë kujdes në ato pika të kockës, që të mos e dëmtojnë dhe të mos thyhet. Ky trajtim ka dhënë rezultat, bashkë edhe me një dietë ushqimore të duhur. Është përgatitur një ushqim për mëngjesin me bajame, thekër ose edhe çajrat e mësipërme dhe është vënë re që pas 4-5 muajsh, disa pacientë që kanë qenë në kufirin e osteoperisë, janë ngjitur në brezin normal. Ose kanë ardhur nga kufiri i osteoporozës në kufirin normal të kockës, që duket duke i krahasuar dy grafitë e kockave.
Përdorimi i sinapit
Për disa persona që ndoshta nuk kanë mundësi të gjejnë këtë trajtim, është edhe një tjetër alternativë që mund t’u shërbejë për të lehtësuar dhimbjet. Pacientët mund të marrin farën e sinapit të zi, që të djeg nëse e shtyp me dhëmbë dhe të bëjnë një pastë për të lyer zonat e ndryshme. Lëreni për 2-3 orë dhe menjëherë ajo bën efektin e saj. Pastaj hiqeni atë dhe mund ta shihni gjurmët që ka lënë. Kështu, duke eliminuar medikamentet që shpesh japin edhe efekte anësore, këto probleme të artritit reumatoid, hernieve apo osteoporozës mund të gjejnë shërim, thjesht duke kombinuar disa bimë mjekësore apo edhe vajra esenciale, për një trajtim sa më natyral të shëndetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.