AKTUALITET

Banesa sociale në Durrës, ja kategoritë që përfitojnë

12:30 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Enti Kombëtar i Banesave bën të ditur se kanë nisur dy projekte të reja sa u përket banesave sociale. Projekti i parë është në Durrës, i cili përfshin një objekt banimi me 30 apartamente (6 kate+1 kat nëntokë), vlera e të cilit arrin 110.792.517 lekë, ndërsa mësohet se afati i ndërtimit do të jetë 300 ditë kalendarike. Projekti tjetër është i fokusuar në Rrethin e Pukës, përkatësisht i cilësuar si “Mëso për të punuar, puno për të strehuar”. Kjo është nismë e re e EKB-së për rrethin e Pukës për investimin në ndërtimin e 24 apartamenteve me kosto të ulët. Me bashkëpunimin e Bashkisë së Pukës, Zyrës së Punës dhe Drejtorisë Lëvizëse së For-mimit Profesional do t’u jepet mundësia anëtarëve të familjeve të aftë për punë për trajnime dhe kurse profesionale, duke iu gjetur alternativa punësimi dhe duke kontribuar vetë në ndërtimin e banesave të tyre.




Faza e parë: Nënshkruhet aktmarrëveshja e bashkëpunimit me Bashkinë Pukë, Zyrën e Punës dhe Drejtorinë Lëvizëse të For-mimit Profesional. Objekti përfshin një bllok banesash sociale me kosto të ulët dhe efiçencë energjie me 2 kate + papafingo, me 24 apartamente, afati i ndërtimit të të cilit është parashikuar 260 ditë kalendarike, ndërsa vlera e projektit nuk bëhet e ditur. Këto projekte në ndërtim janë pjesë e programit social të strehimit, ligji i së cilit u miratua në fillim të këtij viti. Llojet e programeve sociale të strehimit, sipas ligjit në fuqi janë:

Programet
Programi i banesave sociale me qira është programi me anë të të cilit jepen me qira banesat në pronësi publike nga fondi publik i banesave sociale, si dhe banesat që janë dhe mbeten në pronësi të subjekteve private, por që vihen në dispozicion të programit të banesave sociale me qira, me pëlqimin e pronarit privat. “Banesat sociale me qira përfshijnë: a) banesat sociale që ndërtohen ose blihen nga tregu i lirë, nga njësitë e vetëqeverisjes vendore apo persona juridikë privatë, me qëllim që të jepen me kontratë qiraje sociale; b) banesat ekzistuese në treg, në pronësi të personave fizikë ose juridikë, të cilat ofrohen si banesa sociale që jepen me qira, që subvencionohen dhe të vlerësuara nga organet e njësisë së vetëqeverisjes vendore ose nga persona juridikë privatë, si banesa që përmbushin të gjitha kushtet teknike dhe normat e strehimit; c) objektet e dala jashtë funksionit, si rezultat i mbylljes së një veprimtarie, të cilat kanë kaluar në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe në përputhje me planin e përgjithshëm vendor, janë miratuar për t’u kaluar në fond banesash sociale me qira, që subvencionohen”, – thuhet në projektligj.

Programet

1. Programi i banesave sociale me qira (BSQ).
2. Programi për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, deri në një ndërtim të ri.
3. Programi i banesave me kosto të ulët (BKU).
4. Programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi.
6. Programi për krijimin e banesave të përkohshme.
7. Programi i banesave të specializuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.