AKTUALITET

Donald Lu ikën nga Shqipëria pa arrestuar “peshqit e mëdhenj”

09:14 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga ambasadorët më me ndikim në Shqipëri dhe njeriu që mbështeti fort reformën në drejtësi, largohet nga vendi pa ia arritur qëllimit: arrestimin e “peshqve të mëdhenj”.




Ambasadori amerikan Donald Lu do të largohet nga Shqipëria. Sipas njoftimit zyrtar, nga Shtëpia e Bardhë, Senatit i është dërguar lista me 7 caktime dhe një tërheqje në nivel diplomatësh.

Kështu Donald Lu do të dërgohet në Kirgistan.  Donald Lu u betua si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri më 17 dhjetor, 2014.

Përpara kësaj detyre, ai ka punuar për krizën e sëmundjes Ebola në Afrikën Perëndimore ku ishte Zëvëndës Koordinator në zyrën e Ndihmës për Ebolën në Departamentin e Shtetit. Detyrat dhe punët e tij të mëparshme jashtë Shteteve të Bashkuara përfshijnë Zëvëndës Shef të Misionit në Indi, Azerbajxhan dhe Kirgistan.  Ai gjithashtu shërbeu për një vit si i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Azerbajxhan.

Ambasadori Lu është një zyrtar i Shërbimit të Jashtëm me 25 vjet eksperiencë pune në shërbim të qeverisë amerikane, duke përfshirë edhe detyra në Pakistan, Indi, Gjeorgji, Kirgistan, Azerbajxhan dhe Uashington.  Ai gjithashtu ka shërbyer si vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone, në Afrikën Perëndimore nga viti 1988 deri më 1990.

Ambasadori Lu është nga Huntington Beach në Kaliforni.  Ai është diplomuar në Universitetin Princeton me master dhe bachelor në marrëdhëniet ndërkombëtare.  Ai është i martuar me Dr Ariel Ahart, një specialiste e njohur në shëndetin publik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.