AKTUALITET

EMRAT/ Bastisën prokurorinë e Durrësit, ja kush janë personat me precedentë penalë të arrestuar

09:10 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona të dyshuar se kanë vjedhur serverin dhe dosjet një ditë më parë zyrat e Prokurorisë së Durrësit janë vënë në prangat e policisë.




Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se autorët e dyshuar janë identifikuar që dje, duke i shoqëruar gjatë mbrëmjes në polici.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga Artur Isën, 49 vjeç dhe Besnik Bushin 54 vjeç, të dy me precedentë penalë të mëparshëm.

Po ashtu është arrestuar edhe roja private Nias Lena për shpërdorim detyre.

Sipas policisë Artur Isa dhe Besnik Bushi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes së zyrave të Prokurorisë Durrës.

Ata dyshohet  kanë hyrë në zyrat e prokurorisë dhe kanë vjedhur, dëmtuar dokumentet dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik.

 

Organi i akuzës gjatë hetimeve, ka shoqëruar edhe sanitaren e cila ka njoftuar për vjedhjen. Gjithashtu, në pyetje është marrë edhe prokurori, Afrim Shehu zyra  e të cilit është vjedhur. 

NJOFTIMI I POLICISE

Ndalohen dy autorët e dyshuar të vjedhjes së zyrave të Prokurorisë Durrës. Ndalohet edhe roja private e SH.P.S.F. për  shpërdorim detyre.

Më datë 24.05.2018 nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës  u bë ekzekutimi i urdhërave të  ndalimit të Prokurorisë për shtetasit

  • Nias Lena 56 vjeç, banues në Durrës, roje private, i caktuar me shërbim në orarin kur janë vjedhur  zyrat e Prokurorisë;
  • Artur Isa 49 vjeç, banues në Sukth i Ri Durrës, me precedentë penalë të mëparshëm.
  • Besnik Bushi  54 vjeç, banues në  Durrrës, me precedentë penalë të mëparshëm.

Dy shtetasit e mësipërm A.Isa dhe B.Bushi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes së zyrave të Prokurorisë Durrës.

Ata dyshohet  kanë hyrë në zyrat e prokurorisë dhe kanë vjedhur, dëmtuar dokumentet dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:

  • “Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasit Nias Lena parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
  • ” Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve A.Isa dhe B.Bushi parashikuar në nenet 293/c/2 dhe 313/a , 25 të Kodit Penal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.