AKTUALITET

“Është me grip”, mjekja në Fier shpallet fajtore për vdekjen e 21-vjeçares

13:05 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me vendim të gjykatës është pezulluar nga detyra mjekja e spitalit të Fierit, Ina Ruzhdija. Ajo është cilësuar fajtore lidhur me mjekimin e pakujdesshëm që ka dhënë ndaj 21 vjeçares Xhuljeta Gjeka, e cila për psaojë do të ndërronte jetë.




Gjykata ka vendosur pezullimin nga ushtrimi i detyrës së mjekut për Ina Ruzhdija, me detyrë mjeke në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të këtij viti, ku vdekja në rrethana të paqarta të vajzës së re ngriti akuzat e familjarëve ndaj personelit të spitalit.

21 vjeçarja nga fshati Mujalli i Fierit ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit, pasi ishte paraqitur në gjendje të rëndë.

Xhuljeta Gjeka, ka shkuar në spital me temperaturë të ulët, ku ka bërë një serum dhe më pas është larguar.

(Në foto: Xhuljeta Gjeka)

Sipas familjareve, mjekët i kishin thënë se është virozë e stinës dhe se nuk kishte asgjë serioze që mund t’i kërcënonte jetën.

Por gjendja e 21 vjeçares është përkeqësuar në vijim dhe ajo është dërguar sërish drejt spitalit të Fierit por këtë herë ka qenë vonë.

Fill pas ngjarjes së rëndë u ngrit një grup pune për të verifikuar situatën, ndërkohë që paralelisht Prokuroria nisi hetimet.

Sipas hetimeve, rezulton se më 12 shkurt të këtij viti, mjekja Ina Ruzhdija nuk ka vizituar, shtruar dhe mjekuar pacienten Xhuljeta Gjeka, e cila është dërguar nga familjarët e saj në gjendje të rëndë shëndetësore në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier.

Pezullimi nga detyra i mjekes u vendos pasi Gjykata u njoh me faktet, provat dhe aktet e ekspertimit mjekoligjor të mbledhura në kuadër të procedimit penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.