BOTA

Kapet sasi rekord droge në SHBA, mund të vriste 26 milionë njerëz

11:07 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 54 kilogramë fentanil, një qetësues i fuqishëm sintetik, u sekuestruan nga policia amerikane në Nebraska, një nga sasitë më të mëdha të kapura në historinë amerikane.




Droga, e sekuestruar muajin e kaluar, mund të vriste më shumë se 26 milion njerëz, sipas autoriteteve amerikane.

Ajo u gjet gjatë një kontrolli rutinë në automjetin e dy individëve, Felipe Genao-Minaya dhe Nelson Nunez, të cilët u vunë menjëherë në pranga.

Policia e Nebraksës deklaroi se gjeti 42 pako me letër alumini në makinë dhe fillimisht mendoi se bëhej fjalë për një përzierje të thjeshtë narkotikësh me kokainë.

Por, kur analizat treguan se bëhej fjalë për fentanil, atëherë u kuptua rëndësia e ndalimit të tij.

Fentanyl është një drogë sintetike që është rreth 30-50 herë më i fuqishëm se heroina, që në pamje duket si pluhur i bardhë, i ngjashëm në përmasa me kokrrizat e kripës.

Mjaftojnë vetëm 2 miligramë prej tij, për të vrarë një person.

Fentanili përdoret nga spitalet si qetësues apo për anestezi, por fitimi i lartë që i sjell trafikantëve e ka bërë faktor kryesor në krizën e drogës kudo në botë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.