Tech

Kopjon karakteristikat e iPhone, gjobitet Samsung

14:33 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një gjykatë amerikane ka urdhëruar “Samsung Electronics” t’i paguajë “Apple”-it plot 539 milionë dollarë dëmshpërblim për kopjimin e karakteristikave të “iPhone”-it të saj origjinal.




Vendimi i kësaj jurie përbën hapin më të fundit të një beteje të gjatë ligjore mes prodhuesve më të mëdhenj të “smartphone”-ve në botë.

Gjithçka nisi në vitin 2011, kur gjiganti amerikan argumentoi se Samsung kishte shkelur disa patenta.

“Apple” fitoi të drejtën të paguhej me 1.05 miliardë dollarë për dëmin e pësuar, por dy rivalët kanë luftuar fort që atëherë për shumën përfundimtare, e cila tashmë fiksohet në mbi 530 milionë dollarë.

Këto para kërkohen për shkeljen e 3 patentave të dizajnit të “Apple”, ndërsa pjesa tjetër ishte për shkelje të dy funksioneve të patentuara.

Në një deklaratë, Apple tha se ishte e kënaqur që anëtarët e jurisë “pajtohen që Samsung duhet të paguaj për kopjimin e produkteve tona”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.