AKTUALITET

Linjat ndërqytetëse, “harta” e re sipas qarqeve

12:50 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Miratohet rrjeti i ri linjave ndërqytetë- se, kryesore dhe ushqyese, që përfshin itineraret e udhëtimit për të gjithë qytetarët që udhëtojnë me transport publik. Linja ndërqytetëse përfshin pikën e nisjes (vendi i nisjes), itinerarin dhe pikën e mbërritjes (vendi i mbërritjes). Për transportin në linjat kryesore kryhet pa ndalime për hipjen apo zbritjen e udhëtarëve gjatë itinerarit të linjës. Ndërsa për transportin në linjat ushqyese kryhet pa ndalime për hi-pjen apo zbritjen e udhë-tarëve në stacione gjatë itinerarit të linjës, në përputhje me rrjetin e linjave. Rregullat e reja janë miratuar me urdhër të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. “Gazeta Shqiptare” publikon grafi-kun e plotë për të gjitha linjat vajtje-ardhje në të gjithë vendin.




Sipas udhëzimit që është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi sot, mësohet se ministri miraton shtimin, heqjen ose ndryshimin e linjave ndërqy-tetëse, në mbështetje të nevojave të lëvizjes së udhëtarëve për, në, ose nga bashkitë dhe destinacionet dimërore apo verore dhe qendrat historike, pas kërkesës së argumentuar të bashkisë përkatëse. Ndërkohë, komisioni vlerësues, i miratuar me urdhër ministri, me përbërje nga drejtoria përgjegjëse e politikave të transportit, drejtoria përgjegjëse e licencimit dhe drejtoria përgje-gjëse për çështjet juridike, bën shtimin dhe heqjen e numrit të orareve të linjave ndërqytetëse, në mbështetje të nevojave të lëvizjes së udhëtarëve, pas kërkesës së argumentuar të bashkisë përkatëse, si dhe kërkesës së subjektit të licencuar në linjën e rregullt ndërqytetëse. Në rrjetin e linjave ndërqy-tetëse shtohet linja ndërqy-tetëse Tiranë-Vorë-Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.