Kryesore

Një italian në vend të kroates Vlahutin, ja kush është Luigi Soreca që do të zbarkojë në Shqipëri

12:41 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luigi Soreca është italiani që do të përfaqësojë në Tiranë prezencën e Bashkimit Europian.




Zyrtar i rëndësishëm i komisionit Europian në Bruksel që pas pak kohësh do të lërë zyrën e tij për të ardhur në Tiranë, duke zëvëndësuar kështu Romana Vlahutin. Kjo e fundit ka qenë mjaft e kritikuar së fundmi nga opozita.

Kush është Luigi Soreca

Soreca është Drejtor për Sigurinë në DG HOME.

Drejtoria e tij kontribuon në objektivin e Unionit për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë dhe rrjedhimisht në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë.

Ai dhe ekipi i tij kanë për detyrë implementimin e axhendës Evropiane për Sigurinë, të përcaktimit dhe zhvillimit të aktiviteteve nga praktikat më të mira në legjislacion, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, promovon bashkëpunimin në zbatimin e ligjit në nivel evropian, edhe me ndihmën e EUROPOL e CEPOL.

Drejtoria është përgjegjëse edhe për zhvillimin e politikave anti-drogë, edhe me ndihmën e EMCDDA.

Falë përvojës në Çështjet Ndërkombëtare dhe Partneritetit të Lëvizjes, Luigi Soreca negocioi dhe përfundoi Partneritetin e Lëvizjes me Marokun e Tunizinë më 2012-2013 dhe ka qenë në krye të koordinimit të Dialogut për Liberalizimin e Vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor, brenda kuadrit të Partneritet Lindor dhe me Federatën Ruse.

Ai ishte përgjegjës për menaxhimin dhe implementimin e Përqasjes Globale për Migracionin dhe Lëvizjen (GAMM) si dhe për aspekte të tjerë ndërkombëtarë të migracionit. Soreca ka dhënë leksione ligji në Universitetin L.U.I.S.S në Romë dhe ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Italisë për gjashtë vjet para se të bashkohej me Komisionin më 1998. Ai flet rrjedhshëm italisht, frëngjisht, anglisht e spanjisht.

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. C’te bente i shkreti kryeminidter dama kut atij ia ofruan te gjitha ne pako sikur
    hajduten profesioniste kroate si ambasadore te BE ne Shqiperi per te cilen jetesishte ishte i interesuar Serbija dhe Vuciqin dhe qe ndikoi ne emrimin e saje ambasadore e BE ne Tirane mandej ,proserbin e Kosoves Shkelzen Maliqin per keshilltar te tij pastaj , propaganda serbe per librin e kryeministrit Rama ” Kurban ” ne Beograd , rritja e importeve te Shqiperise me mallera te lira serbe te konsumit te gjere …e keshtu me radhe mose ti numerojme sepse lista mund te dale e gjate sepse , duhej te ishte lista e gjate ne menyre qe te hurohej kryeministri Rama qe edhe ishte strategji serbe per ta pru Kryeministrin shqiptar para aktit te kryer dhe Romana Vllahutin , kjo hajdute profesioniste e Zagrebit , me ndikim te Beogradit te emrohej ambasadore e BE ne Shqiperi e cila ishte ngarkuar nga Bg dhe BE qe ti Afrike Shqiperine me Serbine dhe Ramen me Vuciqin ku edhe ia arrijti qellimin per keto 4-5 vite e shkuara …!
    Sido qe te jete , kryeministrin Rama e kishin mashtruar dhe nga ky mashtrim ai do te kete marre nji leksikon te mire nga hajdutja kroate Vllahutin sepse , “eshte krejtesishte njerzore qe njeriu njihet te gaboj por , eshte gomarllek kur gabimi i njejte perseritet dy e me shume here “

    Përgjigju ↓