BOTA

Referendum për ligjin e abortit, Irlanda voton sot

10:47 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Irlanda do të votojë sot në një referendum të mbajtur për ndryshimin e ligjeve të abortit. Votuesit do të vendosin nëse do të shfuqizojë një pjesë të kushtetutës, të njohur si Amendamenti i Tetë, i cili ndalon me ligj abortin në vend.




Aktualisht, aborti është i lejueshëm vetëm kur jeta e nënës është në rrezik por jo në rastet e përdhunimit, incestit ose probleme fatale të fetusit.

Referendumi është rezultat i një debati dhjetëvjeçar mbi abortin në Irlandë dhe do të jetë votimi i gjashtë i vendit, në lidhje me këtë çështje.

“Amendamenti i Tetë”, i konsideruar kontrovers, është miratuar pas një referendumi të vitit 1983. Ai “njeh të drejtën për të jetuar të të palindurit dhe, duke marrë parasysh edhe të drejtën e barabartë për të jetuar të nënës, garanton në nenet e tij të respektojë dhe, për sa kohë që është e praktikueshme, të mbrojë dhe justifikojë këtë të drejtë”, duke nënkuptuar kështu se jeta e nënës dhe e të palindurit shihen si të barazvlefshme.

Në letrën e votimit nuk përmendet “Amendamenti i Tetë” apo “aborti”, por aty ka vetëm një pyetje të qartë: A e miratoni propozimin për të amenduar Kushtetutën që përmban edhe ligjin e përmendur më poshtë?

Amendamenti i Tetë tashmë i diskutueshëm, u prezantua pas një referendumi në vitin 1983.

Më shumë se 3.2 milionë banorë janë të regjistruar për të votuar në këtë referendum, ku mbi 100 mijë votues do ta kenë për herë të parë.

Votimi u hap në orën 7:00 me orën lokale dhe do të mbyllet në 22:00, teksa numërimi i votave do të nisë mëngjesin e së shtunës dhe rezultatet priten gjatë pasdites së nesërme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.