AKTUALITET

Sa la punën, makina përplas për vdekje shefin e Gardës para Kryeministrisë. Pranga të riut nga Tropoja

10:57 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefi i njësisë Operacionale të Gardës së Republikës është përplasur për vdekje nga një automjet. Aksidenti i rëndë ka ndodhur, pak pas mesnate pranë Kryeministrisë.




Martin Nika sapo kishte kontrolluar shërbimet e Gardës pranë Kryeministrisë, ka lëvizur në këmbë ku është përplasur për vdekje nga një automjet.

Sipas policisë është arrestuar 31-vjeçari Albert Memia, banues në Tropojë. I riu ka qenë duke udhëtar me shpejtësi të lartë në rrugën “Papa Gjon Pali i II”.

Me makinën e tij, tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL ka përplasur, 50-vjeçarin Martin Nika shefi i njësisë Operacionale të Gardës së Republikës. Goditja ka qenë shumë e fortë, ndërsa 50-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.