AKTUALITET

Sherr në Berlin për Shqipërinë, CDU e Merkel kundër hapjes së negociatave

10:29 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Berlini do të mbajë qëndrim të njëjtë me Parisin, sa i përket dhënies së dritës jeshile apo jo për Shqipërinë dhe Maqedoninë.




Në Gjermani duket se ka përplasje për të lejuar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.  Ministri gjerman për Europën, në Zyrën Federale për Punë të Jashtme, Michael Roth (SPD) ka kërkuar që Berlini të mbështesë hapjen e negociatave për këto dy vende.

Por tjetër mendim ka kryetar i Komisionit për çështje evropiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum (CDU).

Z. Roth është pjesë e ekzekutivit, ai e di është i detyruar të marrë votën e Bundestagut gjerman”, ka thënë Krichbaum.

Dhe është pikërisht qeveria gjermane ajo që ka fjalën e fundit për këtë çështje, duke respektuar vendimin e partive që janë në koalicionin qeverisës.

Por gazeta gjermane “Welt” që ka trajtuar këtë çështje thotë se ka rezerva të mëdha për çeljen e negociatave për këto dy vendet.

“Imazhi i Shqipërisë është i keq në pjesë të ndryshe të BE-së”, thekson gazeta gjermane.  Po ashty zyrtarë europianë kanë kujtime të këqija me integrimin e shpejtë të Bullgarisë dhe Rumanisë.

Krichbaum është i lëkundur për të negociuar me Maqedoninë, por i qartë kur flet për Shqipërinë. “Për momentin, unë jam qartë kundër fillimit të negociatave të pranimit me Shqipërinë”, i tha ai Welt. Sipas Krichbaum hapja e negociatave do të ishte shumë herët tani.

“Megjithëse Shqipëria ka nisur reforma të shumta, për shembull në gjyqësor, ato duhet të zbatohen tani tërësisht. Kjo vlen veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i cili shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë”, argumenton politikani nga CDU, parti e kancelaren Angela Merkel. Sipas tij Komisioni Evropian ndonjëherë ka më shumë mirëbesim.

Gazeta gjermane po ashtu përmed edhe sulmet e mediave shqiptare që u bënë në drejtim të Krichbaum, e për këtë gishtin e drejton nga kryeministri Edi Rama.

Social Demokratët dhe të Gjelbrit janë në një vijë. SPD është shumë më e hapur se partneri i koalicionit. “BE është kaq e vendosur për t’i ofruar Shqipërisë dhe Maqedonisë një perspektivë evropiane”, tha politikana Axel Schäfer. Këshilli Evropian duhet “tani të thotë po për negociatat e pranimit”.

Edhe nga opozita gjermane ndajnë të njtin qëndrim me Social Demokratët. “Këshilli Europian në qershor duhet të japë dritën jeshile për negociatat e pranimit me BE,” tha Franziska Brantner.

Shqipëria, argumenton Brantner, ka “nisur shumë reforma të ashpra” gjatë viteve të fundit dhe i ka shqyrtuar në mënyrë transparente nga pala gjermane. Maqedonia “gjithashtu bëri shumë përparim”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.