Sociale

Vendimi: Punonjësit e nëntokës, përfitime për efekt pensioni

12:10 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Puna e kryer në nëntokë gjatë gjithë ditës në profesionet mekanik, elektricist dhe punonjës të tjerë të nëntokës në miniera dhe gjeologji do të njihet për efekt pensioni. Për këta punonjës kjo kohë do të konsiderohet periudhë sigurimi për efekt përfitimi.




Kjo është shtesa e bërë nga Këshilli i Ministrave në vendimin nr 78 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”. “Këshilli i Ministrave vendosi: Pas shkronjës “i”, të pikës 1, të kreut I, të vendimit nr.78, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, shtohet paragrafi “i/1”, me këtë përmbajtje: “i/1) do të konsiderohet periudhë sigurimi, për efekt përfitimi, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, edhe puna e kryer gjatë gjithë ditës në nëntokë, në profesionet: mekanik, elektricist dhe punonjës të tjerë të nëntokës në miniera dhe gjeologji”,-thuhet në vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave.

Ky i fundit pritet të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Kështu për punonjësit e këtij sektori njihet si periudhë sigurimi në procese pune, në nëntokë, deri në datën 30.9.1993, çdo periudhë pune e kryer sipas kritereve të përcaktuara ndërsa si periudhë sigurimi në procese pune, në nëntokë, njihet çdo periudhë pune e kryer dhe e dokumentuar, sipas kritereve të përcaktuara në vendimin nr. 526.

“Do të konsiderohet periudhë sigurimi në procese pune, në nëntokë, periudha që është njohur dhe miratuar, si periudhë pune në nëntokë, në vendimin e caktimit të trajtimit të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”,-thuhet në vendim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.