BOTA

BE vendos rregulla të reja për mbrojtjen e të dhënave, website-t amerikane hasin probleme

10:27 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sërë website amerikane të lajmeve janë përkohësisht të padisponueshme në Evropë, pasi hynë në fuqi rregulla të reja të Bashkimit Europian për mbrojtjen e të dhënave.




“Chicago Times” dhe “LA Times” ishin midis faqeve që kanë njoftuar ndjekësit aktualisht janë të padisponueshëm në shumicën e vendeve evropiane.

Grupi mediatik  “Tronc” dhe “Lee Enterprises” ishin gjithashtu të padisponueshëm. Gjigandi mediatik Tronc përfshin: “New York Daily News”, “Chicago Tribune”, “LA Times”, “Orlando Sentinel” dhe “Baltimore Sun”.

“Për fat të keq, faqja jonë nuk është në dispozicion në shumicën e vendeve evropiane. Ne jemi të angazhuar në këtë çështje dhe jemi të përkushtuar të shikojmë opsionet që mbështesin gamën e plotë të ofertave dixhitale në tregun e BE-së”, shkruhet në mesazhin e publikuar prej tyre.

Teksa “Lee Enterprises” publikon 46 gazeta në 21 shtete.

Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) u jep shtetasve të unionit më shumë të drejta se si përdoren informacionet e tyre.

Masa është një përpjekje nga ligjvënësit e Bashkimit Europian,  për të kufizuar fuqinë e firmave të teknologjisë.

Sipas rregullave, kompanitë që punojnë në vendet e unionit, ose ndonjë shoqatë apo klub , duhet të marrin aprovimin e përdoruesve, për të mbledhur informacionet personale ose do të përballen me gjoba të rënda.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.