SPORT

Vidal kërkon të kthehet te Juventusi?

13:15 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesfushori i Bayern Munich, Arturo Vidal, shpreson të ribashkohet me Juventusin këtë verë.




Sipas “Calciomercato”, kiliani do të ishte një përforcim solid në mesfushën e Juventusit. Po ashtu, me kontratën e Vidal, që do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, Bayerni mund të fitojë para me shitjen e 31-vjeçarit, në vend që ta humbasë atë si lojtar të lirë verën e ardhshme.

Beppe Marotta tha kohët e fundit se ish-lojtarët e Juves nuk e harrojnë klubin bardhezi. Përveç Morata, edhe Vidal është një tjetër lojtar, që “mungon” në Torino.

Kampionët e Italisë kanë një mirëkuptim të madh me Bayern Munich dhe, me Goretzka tashmë i nënshkruar, Vidal mund të largohet nga Mynihu.

Zonja për momentin ka përparësi të tjera, por Vidal është ende në mendjen e saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.