SHËNDET

Flini në drekë në fundjavë? Ka diçka që duhet ta dini

13:52 - 26.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sondazh i kryer mbi 38 mijë persona të rritur, tregon një shkallë vdekshmërie prej 65% më të lartë tek personat e rritur që flenë më pak se pesë orë të ditë, si dhe nëse nuk bëjnë gjumë në drekë gjatë fundjavës.




Personat që ankohen se nuk flenë mjaftueshëm, duhet të nisin të shqetësohen. Studiuesit suedezë kanë zbuluar se personat në moshë madhore, nën 65 vjeç, të cilët flenë 5 ose më pak orë gjatë natës, janë më të rrezikuar nga vdekja se ata që flenë më shumë.

Studimi u krye bazuar në faktin se shumë të rritur nuk flinin gjatë javës së punës, por e rikuperonin gjumin e humbur në fundjavë.

Drejtuesi i studimit Torbjörn Åkerstedt pjesë e Universitetit të Stokhholm, thotë se kohëzgjatja e gjumit është e rëndësishme për jetëgjatësinë,

Studimi i botuar në revistën shkencore “Journal of Sleep Research”, bazohet në të dhënat e mbi 38 mijë të rriturve, lidhur me stilin e jetës.

Personat e përfshirë në studim u mbajtën nën monitorim për mbi 13 vjet, duke analizuar gjendjen e tyre shëndetësore dhe nivelin e vdekshmërisë.

Pasi u morën në konsideratë faktorë si gjinia, masa trupore, duhanpirja, aktiviteti fizik dhe puna, u zbulua se personat nën 65 vjeç që flenë më pak se orë gjumë gjatë gjithë javës, rrezikojnë 65% nga vdekja e parakohshme.

Ndërsa personat që flenë mbi 6-7 orë gjatë natës kanë 25% më shumë mundësi për të jetuar më gjatë, dhe e njëjta gjë vlen edhe për ata që flenë pak, por bëjnë gjumë në drekë në ditët e fundjavës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.