SHËNDET

Gabimi që bëjnë 95 % e njerëzve kur lajnë duart!

09:56 - 26.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

A e keni menduar ndonjëherë se sa kohë duhet t’i fërkoni duart me sapun pasi ju keni shkuar në tualet?




Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje një studim i Universitetit të Michiganit në Shtetet e Bashkuara.

Për eliminimin e baktereve të dëmshme, ju duhet që së paku 15 sekonda të fërkoni duart me sapun pasi dilni nga tualeti.

Nga studimi i kryer, rezulton se vetëm 5 % e njerëzve i lajnë duart në mënyrën e duhur.

Të paktën 4 mijë persona morën pjesë në studim dhe vëzhgimi u krye në një tualet publik në Michigan.

Sipas hulumtuesve, këta 5 % e personave, i kanë fërkuar mbi 15 sekonda duart me sapun deri te kyçet, duke eliminuar bakteret.

Ndërkohë, rezultoi se 10 % e personave as që i lanin duart fare dhe 30 % vetëm sa i kalonin në ujë duart.

Pjesa tjetër i kanë larë duart me sapun dhe ujë, por i kanë fërkuar më pak se 15 sekonda, gjë që është e pamjaftueshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.