AKTUALITET

Gjak dhe shkopinj gome tek Ministria e Brendshme, Basha shkon të qetësojë protestuesit

12:41 - 26.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është tensionuar situata përpara Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit janë përplasur me kordonin e policisë teksa nuk kanë munguar as sendet e forta.




Duke qëlluar me gurë, shkopinj, tymuese dhe çdo send të fortë, qindra protestues kanë rrethuar godinën dhe janë përplasur me policinë dhe forcat e FNSH-së.

Një protestues ka humbur ndjenjat dhe është shtrirë përtokë, ndërsa është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, si pasojë e përplasjes nuk ka munguar as gjakosja e protestuesve, e cila fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur rëndë.

Situata është e tensionuar, ndërsa për të qetësuar protestuesit dhe për t’i tërhequr ata nga godina e Ministrisë së Brendshme është dashur ndërhyrja e kreut të PD-së Lulzim Basha dhe deputetëve të tjerë demokratë. Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të tërhiqen.

Duke ndjekur liderin e opozitës, protestuesit parakaluan në pedonalen para Teatrit Kombëtar, për të ecur drejt selisë së PD-së, duke shmangur kështu edhe një agravim të situatës para godinës së Ministrisë së Brendshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.