SPORT

Real Madrid-Liverpul/ Dilema e njëjtë për Zidan, Klop me sulmin atomik

15:37 - 26.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Benzema apo Bejl? Kjo është dilema e vetme që ka trajneri Zinedin Zidan përpara ndeshjes me Liverpulin. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se ai nuk ka vendosur ende, por shanset janë që t’i besojë Benzemas. Isko do të qëndrojë pas tyre, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë surprizë në minutën e fundit për të aktivizuar Lukas Vaskezin, i cili mund të ndihmojë më shumë sesa të tjerët repartin e mbrojtjes.




Edhe situata në kampin anglez është e njëjtë.Jyrgen Klop duhet të vendosë se kujt do t’ia besojë fanellën e titullarit në mesfushë. Milner është rikuperuar plotësisht dhe mund të jetë titullar, ndërsa dy lojtarët që do të kenë “luftë” me njëri-tjetrin për të siguruar vendin në finale janë Vajnaldum dhe Emre Xhan. I pari është më i favorizuar për faktin se ka qenë në dispozicion të trajnerit gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa Xhan është rikthyer në ditët e fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.