Media

U godit me shkop gome, Kasmi: Ju tregoj dhunën, mjekët më kanë qepur 10 herë

14:12 - 26.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi, nga spitali ku po merr mjekimin, ka bërë të ditur se është goditur në mënyrë të pabesë nga forcat e policisë ndërsa ishte duke raportuar lajmin nga protesta.




Kasmi ka bërë të ditur se mjekët i kanë bërë 10 të qepura në kokë për shkak të çarave të shkaktuara nga goditjet e policisë me shkopinj.

Nuk kishim as armë, përveçse celularëe. Herën e parë më goditi njëri me dy shkopa gome, diku në krahun e majtë. Aty nuk pata çarje për momentin. Më pas ishte dikush tjetër që nuk munda ta fiksoj dot për shkak të hematomës dhe plagës që mora përnjëherë. Më ka godit tre herë kokës. E humba shikimin për momentin, nuk mund të shihja asgjë tjetër, veçse jam tërhequr. Nuk kisha asnjë lloj mjeti për të ndaluar gjakun. Pata një lloj ndjenje si të fikët dhe pastaj erdhën dy deputetët Vokshi dhe Strazimiri që më dhanë ndihmën e parë. Pas 10 minutash kemi thirrur ambulancën dhe më sollën në spitalin ushtarak. Më ka bërë 10 qepje, plaga e rëndë. Dhunë barbare, kriminal nuk është suprizë përderisa një ministër vjen nga hetuesia e diktaturës. Kur ia bën një gazetari, mendoni se çfarë mund ti bëjnë një qytetari”, – ka bërë të ditur Kasmi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.