BOTA

Donald Trump po luan me Kim Jong Un si do vetë

14:44 - 27.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është duke pritur që samiti i planifikuar më 12 qershor me liderin e Koresë Veriore Kim Jong Un, të mbahet.




“Ne po vazhdojmë shumë mirë në përgatitje të samitit me Korenë Veriore”, tha Trump.

Ai shtoi se ka shumë vullnet të mirë dhe denuklearizimi i Gadishullit Korean do të ishte një gjë shumë e mirë. Në anën tjetër, presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in, që u takua me liderin e Koresë Jugore më 26 maj, u tha gazetarëve se Uashingtoni dhe Peniani po planifikojnë të diskutojnë së shpejti për samitin e 12 qershorit.

Moon tha se Kim ka ritheksuar përkushtimin e tij për përfundimin e denuklearizimit të Gadishullit Korean dhe takimin me Trump.

Trump kishe anuluar samitin përmes një letre dërguar liderit të Koresë Veriore, për shkak të ofendimit që i ishte bërë nga ky i fundit drejtuar zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence.

Por, Trump e la të hapur mundësinë e një takimi të ri duke theksuar në letër se “nëse ndryshon mendje mund të më thërrasësh”.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Amerika te shkeputet nga e kaluara,dhe te shoh punet e Veta! Amerika eshte ne krize! Ndoshta do te ishte mire te shkeputej nga te gjitha Fete e Reja,dhe Fet e Vjetra,dhe te vendos sistemin e Familjeve Partialkale! Amerika eshte Vend i begate,nje Vend me Natyre mahnitese,dhe te behet Amerika Vendi i pare ne Bote qe vendos kte Sistem!Siq shkrova edhe ne nje shkrim te mepareshem,Familjet Partialkale,ne kete Sistem,do te adoptojne,Njerezit e varfer e paperkrahje,qe eshte mendoj nje veprim qe i pergjigjet Krijuesit!Per kete mendim,ju lutem,te shkruhet,dhe te jepen komente.Ndersa persa i perket Krijuesit,kush e din ,te sqaroj,pse disa Lumej,derdhen ne Veri,e disa ne Jug(Eshte fjala per derdhjen ne Dete)

    Përgjigju ↓