BOTA

FOTO/ Spektakël vetëtimash në qiellin e Britanisë

15:12 - 27.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më shumë se 15 mijë vetëtima kanë ndriçuar qiellin e Britanisë mesnatën e së shtunës, për rreth katër orë, pasi stuhitë dhe shiu i rrëmbyer kanë “pushtuar” pjesën jugore të vendit.




Si pasojë e kushteve të këqija meteorologjike, aeroporti “Stansted” raportoi vonesa në fluturime, paraditen e së dielës.

Shërbimi kombëtar i motit, “Met Office” lëshoi paralajmërim në stadin e ngjyrës së verdhë për të pasur kujdes nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet përgjatë Uellsit dhe shumicës së territorit të Anglisë.

Mëngjesin e së dielës, stuhitë shkaktuan më shumë sesa 25 mm shi në disa pjesë të Uellsit dhe Midlands, për më pak se një orë.

Meteorologët paralajmërojnë se moti i tillë do të vazhdojë deri të hënën,  teksa njoftohen edhe kufizime të energjisë.

Por, përpos motit, shumë shfrytëzuan rastin për të shijuar “spektaklin” e vetëtimave, ngjashëm me dritën e vazhdueshme të blicit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.