MILOSAO

Hamam Balkani

14:00 - 27.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Vladislav Bajac* – Teksa unë dhe Pamuku po bënim një guidë në ish shtëpinë e Ivo Andriq në Beograd, tashmë kthyer në muze, na qëlloi një rrethanë fatlume pasi atje ndodhej mikesha ime Tanja K., njëra nga shoqet e mia e kohës së Universitetit. Një eksperte e vërtetë nga institucioni i njohur i Muzeumit Bashkiak, ajo mbetet autoritet i jashtëzakonshëm i së shkuarës (të themi për shembull për jetën dhe veprën e Despotit Stefan Lazareviq, veçanërisht biblioteka e tij që daton prej shekullit të 13-të dhe 14-të), dhe ajo me shumë kompetencë na tregoi gjëra të jashtëzakonshme për fituesin tonë të Çmimit Nobel dhe përmendi për të disa detaje të rëndësishme. Falë sharmit të saj dhe mbase edhe si reflektim e kësaj, Pamuku filloi të bëhej shumë i interesuar për çdo gjë. E ndërsa dëgjonte, ai bëri shumë foto të gjithë llojeve të objekteve dhe letrave në vitrina dhe mbi mure. Muzeu fokusonte jo thjesht jetën e njërit prej shkrimtarëve të tij të preferuar (ndodhi, që një talent i tillë dalë nga Serbia/Jugosllavia shkroi kaq mjeshtërisht edhe rreth kulturës së tij!), por më kërkoi t’i tregoja çmimin Nobel që Andriq e mori në vitin 1961. Deri në fund i tregova dhe e shoqërova atë me shumë fjalë që në fund e bënë të shpërthente në qeshje, veçanërisht kur e mori parasysh datën e atëhershme (Maj, 2006):
“Tashmë po të tregoj pse të solla këtu.”
Pastaj, vijoi një pauzë dramatike. Dhe ai, i befasuar, priti.
“Për arsye që ky është i vetmi rast në jetën tënde që do të kesh mundësi të shikosh sesi ngjan Çmimi Nobel në Letërsi”.
Shakaja ia doli me sukses, edhe për vetë Pamukun. Çmimi tjetër do mbante emrin e tij. Ai do ta mbante atë në duart e tij vetëm pak muaj më vonë.
Në mes kohës së këtyre dy Çmimeve, ecëm përreth Beogradit, vizituam librari, u endëm në kështjellën e Kalemegdanit dhe nga tarraca e tij (të shoqëruar si gjithnjë nga e ashpra, delikatja, e serta dhe zbavitësja Vida Ognjenoviq, presidente e PEN-it serb) pamë në drejtim të bashkërrjedhës, Zemunin dhe fushat e Vojvodinës, ashtu si kishin bërë dikur Bajica/Mehmedi dhe Josif/Sinani. Herë pas here edhe do i përmendnim ata në muhabet.
Ky ishte vend i duhur topografik, ku unë mundesha të përshkruaja se ku po qëndronim. Autori i përshkrimit ishte vetë Konstantin Filozofi. Ndërsa libri ishte Biografia e tij e famshme e Despotit Stefan Lazareviq, adashi i një njeriu që e rinovoi Beogradin dhe e shpalli atë kryeqytet. I rrethuar nga ujërat në të tre anët, për të Beogradi kishte disa gjëra të projektimit mjeshtëror të Konstantinopojës mbi Kepin e Artë dhe Bosfor.
Duke e lënë imagjinatën tonë të shfrente kështu egër, por që i qëndronte disa të vërtetave ekzistuese, ne lidhëm në muhabetin tonë disa nga situatat e paprovuara të së shkuarës.
Pamuku më foli për Xhelaludin Akbar, një sundues pak të njohur të Perandorisë Mugal, që kish jetuar aty nga gjysma e dytë e shekullit të 16-të, bashkëkohësi më i ri i heronjve të mi, që ishte turk nga origjina. Njerëzit e tij pushtuan Indinë më 1526 (në të njëjtën kohë ndërsa ra Kajro dhe Beogradi) dhe shpallën Delhin, si kryeqytetin e Mugal. Pas të gjitha krimeve që i përfshin zakonisht lufta, arriti si zakonisht një kohë paqe dhe lulëzimi. I riu Akbar, sapo mori fronin, ia doli ta bënte ëndrrën realitet: arriti të bashkojë Kristianët, Budistës dhe Myslimanët.
Pse po më fliste Pamuku për këtë? Për arsye se Mehmed Sokolliu dhe Xhelaudin Akbar duhet që patjetër ta kishin njohur njëri-tjetrin. Ndoshta do jenë takuar në një nga fushatat luftarake të Sulejmanit në Persi, kur Mehmed-pasha bashkë me trupat e tij e sulmuan poshtë armikun, bash në rrugën e Aleksandër Maqedonasit. Atij i dukej se të dy ishin luftëtarë dhe shkonin në betejë me qëllim për të unifikuar gjërat dhe jo të ndanin. Pasi këta dy burra ishin të bindur mirë se një larshmëri kombesh mund të arrinin e të jetonin nën drejtimin e një burri. Ashtu si edhe njëri prej tyre (i njëjti) komb mund të jetojë me disa popuj (të ndryshëm).
“Në vitin e vdekjes së Mehmedit, – ju duhet të thoni vdekja e Bajicës, – 1579, Akbari nxori një shpallje të shkruar me një pamje shumë tolerante të Islamit – Besimin e Shenjtë – nën titullin aspak tolerant ‘Dekreti mbi Pagabueshmërinë’! Ky shembull, po ashtu, ngjante identik si të ishte unifikimi irracional i punës së një filozofi të saktë dhe një ushtari të trashë! Por i dukej gjithashtu se do kish folur disa herë rreth tij me Mehmed-pashanë para se ta nxirrte. Mirë, s’dua të them se ata e kanë shkruar bashkërisht. Por dua të them se kanë folur për lirinë e religjionit dhe donin që konceptin e të drejtës ta diferenconin qoftë edhe në identitet.”
Unë mbartja shembullin tim për këtë.
“Qyteti dhe porti i Çesaresë, në jug të Haifës në Izraelin e sotëm, është themeluar nga Herodi i Madh në fund të shekullit të parë, para Krishtit. Perandoria romake e shpalli si rezidencë e provincës romake të Judesë. Përmes luftërave dhe vrasjeve, Herodi e pushtoi Jerusalemin dhe u bë Mbret i Judeas në vitin 37 para Krishtit. Dhe, atëherë për arsye të panjohura vrau gruan e tij bashkë me të dy bijtë. Dhe nuk u mjaftua me kaq në jetë: Rinovoi Tempullin e Jerusalemit, ndërtoi një teatër, amfiteatër, një kështjellë dhe po ashtu edhe disa qytete të reja. Ai mbeti i famshëm për veprimet e tij jashtëzakonisht unike: që nga realizimi i arkitekturës së jashtëzakonshme të ndërtesave të portit në Çezarea deri drejt rezistencës së Hebrejve prej detyrimit të tij të helenizoheshin; nga gjakderdhja e fëmijëve në Betlehem (lidhur me lindjen e Krishtit) në unifikimin e suksesshëm të romakëve, hebrenjve, grekëve dhe arabëve.
“Sigurisht për shkak të faktit se ata i ndanin pesëmbëdhjetë shekuj diferencë që nga koha e Bajicës, e bënte të pamundur që ata të takoheshin, por kjo s’do të thoshte se rreth tij nuk ishte lexuar deri më atëherë prej të madhit Myfti Ebusud el-Amadi, në kohën kur mendonte për të ndihmuar mikun e tij Mehmed, i cili donte ta shpëtonte Patriarkanën Serbe nga rënia”.
“Jo vetëm që është e provuar, por që sigurisht do kish lexuar diçka. Njohuritë kanë të bëjnë komplet në atë që vjen më pas. A do të donit ndonjë provë më të mirë të trashëgimisë së njohurive nga e njëjta kohë? Ndërtuesi i parë i termave të Romës në vitin 33 para Krishtit, Agripa, i ngriti ato jo vetëm në Romë dhe në të gjitha qytetet e mëdha të Perandorisë. Dhe të gjitha banjat e tjera që nga Kartagjena në drejtim të hamameve otomane, erdhën pikërisht nga ata! Por natyrisht, ato nuk i shpiku ai. Ai i gjeti ato nga grekët e lashtë. Po ata vallë?”
“Nga një largësi e tillë në lidhje me ngjarje të tilla të rëndësishme,” -filozofova unë, “jam edhe më i sigurt se të gjithë ata njerëz i kishin zemrat gjysmë akull dhe gjysmë mjaltë. Të gjitha sekretet e tyre të mëdha ishin të derdhura në të fundit. Ju e kuptoni, kur mendoj për të gjithë ata agallarë otomanë, pashallarë dhe vezirë që sunduan këtu në këtë bashkërrjedhje dhe që lanë kaq shumë vepra bujare pas vetes (për të qenë të ndershëm, shumë prej tyre janë shkatërruar), gjeja pak logjikë për gjithë arsyet e mundshme pas këtyre veprimeve. Nuk ishte thjesht puna të lije diçka pas apo të çliroheshe nga kamja e tyre, e cila nëse s’do të ishte shpenzuar në mirëbërësi do përcillej tutje dhe do t’i jepej oborrit të sulltanit pas vdekjes së tij. As edhe ata nuk bënin kështu nga mendjemadhësia apo nga injoranca.”
“Mirë, dakord. Nga çfarë? Nga ajo gjysma tjetër e zemrave të tyre?”
Pamuku po qeshte dhe më dha një përgjigje korrekte.
“Po, kjo është e drejtë. Nga ajo njëra, që shkrihej. Kështu ndodhte nga dashuria e vërtetë, mbyllur me shtatë porta, sepse ata kishin frikë për të dashuruar, pra ta themi hapur për t’u treguar të tjerëve se ishin të prekshëm. Dhe të gjithë ata, pra, të vetmit që jam duke folur ranë në (me) dashuri me këtë qytet dhe, sikur të ishin në borxh me të, i blatuan vepra bamirëse para se të shlyenin borxhet e tyre.
“Ky është një pozicion interesant për t’u marrë. Beogradin si një breg.
Hmmm, në rregull. Gjithsesi, unë mendoj se pas diellit dhe rrotës, bregu është ndoshta shpikja e tretë më e rëndësishme në botë, natyrisht varësisht se çfarë është.”
“Po. Një nga hipitë kristianë ka të ngjarë të kthehet në një të tillë triadë drejt një Triniteti të ri të Shenjtë. Bregu ka të ngjarë të jetë i pastër tek ju, por pse atëherë flisni se dy të tretat e të tjerave pjesë ju kanë habitur”. Unë e kam treguar publikisht. “Mirë, dielli e para, sepse ne nuk mund të lëmë jashtë ekologjinë; dhe rrotën, sepse përfaqëson teknologjinë, nuk ka rëndësi sesa primitive mund të duket si shpikje.”
Atëherë u ktheva sërish në vendin e ngjarjeve tona.
“Sipas një gjase, unë kuptova se të gjithë këta efendij perandorakë, që ishin serbë nga origjina, duhet të kishin pasur disa lloje të ndjenjave të forta për lidhjet e tyre, varësisht mbi personin, me vendin, gjuhën, tokën dhe familjet e tyre… Por kjo s’ishte vendimtare për ta. Për shembull, familja e famshme Jahjapashiq! Ata ishin shumë të njohur për aftësitë e tyre të jashtëzakonshme si ushtarë. Ata ishin trima, të vendosur, tmerrësisht të vendosur për të fituar, të patundshëm në besimin e tyre të ri, por diku më shumë se të ndershëm me këtë besim. Ata e hodhën poshtë kristianizmin dhe kurrë se vendosën ndonjëherë besimin e tyre në provë. Bali Beu ishte otomani i parë, “Guvernatori” i parë i Beogradit, që kur qyteti u pushtua 1521. Sulltan Sulejmani e emëroi në këtë pozicion duke mos pasur frikë se do të mund të kthente besimin e tij “pas”, ngaqë familja Jahjapashiq ishin shumë më e bindur në fenë myslimane krahasuar me të tjerët. Por përsëri, ai shmangu tek e fundit të gjitha kostot që e dërgonin ‘pas’ nga hapësirat prej të cilave vinin! Gazi Mehmed-pasha ishte madje sanxhak-beu i Smederevos dy herë (1527-1533 dhe 1536-1541), u bë bejlerbeu i Budës më 1543, dhe një vit më vonë ai pushtoi Vishegradin. Ai la shumë vepra bamirëse në Beograd madje një numër prej tyre që nuk janë të njohura (ashtu si një poet popullor do i përshkruante ato), por pse? Mirë, ti gati e di për shkak se në hamamin e adashit të tij në banjat e Vishegradit, pastroje trupin tënd nga gjërat që të tjerët përpiqeshin të të ndotnin. Unë kisha pastruar të njëjtën gjë nga shpirti im, atëherë. Një vepër e mirë, e tillë si hamami, është lënë për të tjerët jashtë dashurisë së pastër!”
“Do ta doja atë nëse kishe të drejtë. Për shkak sepse ka shumë ide të gabuara dhe kështu të themi dhe injorancë, rreth botës tonë të sotme dhe madje edhe më shumë për hapësirat e të shkuarës”. Dhe, atëherë ofroi dhe një shembull më shumë.





“Edhe pse fjalori ynë modern nuk është shumë i përshtatshëm për këto histori tonat nga historia, Stambolli dhe Beogradi janë shumë më tepër të hapura, ashtu si mund të thuhet sot, kozmopolite, qytete që çdokush do t’i imagjinonte apo dëshironte për t’u shpallur. Njerëzit këtë e thoshin rastësisht për Carigradin, megjithëse paragjykimet vazhdonin të mbretëronin. Por ti zor se do të dëgjoje nga dikush të thoshte se Beogradi për shembull, në kohën e Mehmed/Bajicës tuaj më 1557, kantieri “i tij” detar (ai i themeluari nga Sokollu/Sokoloviq) do arrinte dhe prodhonte në vit tetëdhjetë e pesë anije, jo shumë të manovrueshme, galera me tre radhë rremash, të ashtuquajturat tre remëshe. Për sa i përket madhësisë, ne mund t’u thoshim njësoj me destrojerët por me standardet e ditëve të sotme! Ky numër mund të barazohej atëherë vetëm me arsenalin e Stambollit! Për të qenë të ndershëm, një numër i tillë i madh mund të arrihej vetëm për shkak të eksperiencës së madhe të Mehmed Sokoloviq, që kishte qenë kapudan-pasha i të gjithë armatës otomane. Ai i mësoi të dy qytetet sesi të krijohen më shpejt apo nëse ishte e nevojshme, të rindërtohej një armatë e tërë detare apo lumore.”
U ndjeva i gëzuar që Pamuku e dinte këtë. Unë shtova diçka.
“A e dini se në regjistrin e protokollit të Venecies, që nga shekulli i 15, mes shenjave dalluese të armëve të porteve më domethënëse mund të gjesh dhe shenjat e armëve të Beogradit? Kjo do të thotë se porti i Beogradit kishte në atë kohë reputacionin e të qënit në botë të ashtuquajturit port botëror!”
Sikur ne të ishim në garë për këtë kërkim për gjëra të mira të harruara kurioze, Pamuk vazhdoi të nxirrte perla të tjera nga fundi i fuçisë. Ashtu si fëmijët që fillojnë pavetëdije të garojnë, duke mos pritur për vazhdimin e historisë, sepse duan të shkojnë tek e tyrja, “Dhe a e di…”
“A e di se vetëm në 1970 publiku është informuar për fjalorin me gjashtë gjuhë, i cili ishte i kompiluar që nga shekulli i 14-të, më saktësisht i precizuar nga vitet 1363 dhe 1377? Dhe që ishte i kompiluar prej vetë sunduesit të Jemenit, El-Afdal al-Abas, nga dinastia e Rashulid. Në ta ka njëmijë e dyqind koncepte paralele në persisht, turqisht, greqishten (e vonë Bizantine), armenishte, mongolisht dhe Siliciane (një degë e gjuhës armene që është e folur në atë që është juglindja e Turqisë sot, në rajonin bregdetar të Adana). Madje deri më sot ajo mbahet në Sana, në Jemen. A mund t’i imagjinoni rrugët tregtare të kohëve, vetë kulturën dhe gjithë civilizimet e asaj periudhe që e çuan dikë për t’i lidhur të gjitha këto gjuhë? Ai sigurisht nuk e bënte këtë jashtë plogështisë apo mbi trillin, por për shkak se thjesht ishte e nevojshme!”
Ai vazhdoi të më testonte.
“Me çfarë termi mendon se fillon fjalori?”
Duke marrë parasysh kohën kur u bë, nuk ishte shumë e vështirë për të konkluduar.
“Kishte më të ngjarë të ndodhte me fjalën ‘zot’ fjala më e përdorshme dhe më e rëndësishme për të gjitha ata?”
Një përgjigje e mençur. Ai është në përgjithësi i gjithë i listuar: që nga Allahu Arabik, Khudai i persëve, Tengri i Turqve, ‘O Theos i grekëve, Astuatsi i armenëve, Tengri i Mongolëve (njësoj edhe në turqisht, kështu që ai nuk e listonte atë). Megjithatë mund të them se ka edhe konkluzione interesante të cilat mund të sillen nga disa fjalë. Për shembull për konceptin e mushamasë ka fjalë të duhura në Mongolisht – daqu, në Persisht – barani, në Turqisht – jagmurlug… ndërsa në arabisht, kuptohet jo befasisht nuk ka asnjë fjalë!”
“Do të thuash se kjo ndodh ngaqë s’kanë nevojë për këtë gjë, për shkak të nxehtësisë dhe shiut të rrallë, që fjala është e panevojshme?”
Ndërkohë, sa më shumë më habiste dhe më lumturonte me këto fakte, ai më bënte dhe po aq të trishtuar:
“Por për vite kam qenë në kërkim për këtë fjalor paralel me pesë gjuhë të një periudhe të ngjashme, i cili do të ishte jashtëzakonisht interesant për mua, në veçanti nëse ishte e vërtetë se në të pranë (Osmanëve) turqve, persëve, arabëve dhe latinëve, dikush mund të gjejë dhe serbishten e vjetër. Deri më tani, unë vetë s’kam pasur fat. Madje edhe historia e ekzistencës së tij është e pavërtetë ose unë s’kam qenë i zoti mjaft në kërkimin dhe gjetjen kështu që vazhdimisht s’mundej kjo lloj kapje nga unë.”
Të tilla fakte, duhet që të pohohen, se ishin jashtëzakonisht të rëndësishme. Ata shkuan më larg përtej nevojës për të rehatuar ose për të mbitheksuar një kulturë të veçantë. Përndryshe, ata folën për këto kultura, të cilat për arsye të ndryshme u harruan rreth “të harruarve”…
*Përktheu nga origjinali
Ben Andoni


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.