Kronikë

Investigimi i “Daily Mail”: Nga Klodjan Copja tek bandat e tjera, si po investohen paratë e drogës në Shqipëri

13:15 - 27.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Daily Mail” sërish i ka kushtuar një artikull bandave shqiptare të drogës dhe këtë herë ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të investiguar një prej tyre.




Gazetarët kanë udhëtuar drejt Elbasanit për të investiguar rreth Klodjan Copjas, i dënuar me 17 vite burg në Angli, pasi importoi kokainë me vlerë 150 milionë paund.

Pikërisht ajo ishte burimi për ndërtimin e një lokali luksoz në Elbasan, por jo e vetmja pasuri e tij.

“Për më mirë ose për keq, të gjithë në Elbasan e njohin Z. Copja.

Ai ngjason me Leonardo Di Caprion dhe kur kthehej nga Londra në Elbasan udhëtonte me një Ferrari të kuq.

Nëntë muaj më parë, ai u burgos me 17 vite burg nga gjykata në Surrey, për krime të lidhura me drogën.

Vlerësohet se ai dhe banda e tij e dhunshme nga Elbasani kishin importuar 150 milionë paund kokainë në Britaninë e Madhe”, shkruan “Daily Mail”.

Gjatë seancave gjyqësore, u zbulua se një korrierët e tij ishte vëzhguar nga policia teksa bënte udhëtime javore në Maidstone, Kent, ku takohej me një kamion që importonte kokainën nga kontinenti.

Korrieri më pas do e shpërndante drogën tek grupet e krimit në Londër, Birmingham, Leicester dhe Nottingham.

Derisa Klodjan Copja u kap duke përdorur një pasaportë false në kufirin shqiptaro-grek dhe u ekstradua në Britani, ishte mjeshtër i evazionit.

“Bandat, si ato të drejtuara nga Copja, përdorin një numër operativësh të nivelit të ulët që përdorin thika për të vjedhur dhe vrarë në rrugët tona dhe pronat e banimit”, vijon shkrimi i Daily Mail”.

Ministri britanik i sigurimit Ben Wallace tha se Britania e Madhe “po bëhet shpejt konsumatori më i madh i kokainës në Evropë”.

Kjo ka kontribuar në një rritje të dhunës, duke çuar në 67 persona të vrarë, kryesisht të rinj, në kryeqytet gjatë 2018.

Problemi është përhapur edhe nga zonat urbane në periferi dhe madje edhe në rrethet rurale.

Wallace shtoi se: “Të rinjtë kanë aftësinë për të porositur drogë dhe bandat kanë aftësinë për të dorëzuar në derën e tyre pako të mëdha të drogës, nga bandat e drogës shqiptare apo serbe”.

“Daily Mail” raporton se bandat shqiptare kanë punuar bashkë me kartelet e drogës në Kolumbi, teksa ngarkesat mbërrijnë në Europën Juglindore dhe hyjnë në Britani për mes portit të AntWerp( port i kontrolluar nga mafia shqiptare).

Fitimi është shumë i madh dhe kjo është arsyeja pse Copja nuk drejton të vetmen bandë të drogës në Britani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.