AKTUALITET

“Isha në shtëpi me nënën e fëmijët”, “Unë isha për peshk”… Burg për të dyshuarit e vjedhjes së Prokurorisë

11:27 - 27.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artur Isa dhe Besnik Bushi janë lënë në burg. Ata dyshohen se janë autor të grabitjes së Prokurorisë së Durrësit. Po në burg është lënë dhe roja e ndërtesës së Prokurorisë, Nais Lena




Dy përfaqësuesit e organit të akuzës, Drini Pali dhe Pali Deçolli, kërkuan vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të tyre dhe caktimin e masës “arrest në burg” për ta.

Artur Isa dhe Besnik Bushi dyshohet se kanë marrë disa dosje në zyrat e një prokurori dhe të një oficeri të Policisë Gjyqësore. Grabitësit hapën dhe dëmtuan edhe serverat e kamerave të sigurisë.

Isa mohon të ketë shkuar ndonjëherë në jetën e tij në godinën e Prokurorisë, ndërsa nuk e di sesi ka përfunduar gjurma e tij në zyrën e prokurorit Shehu. Madje, ai nuk ka asnjë njohje, qoftë dhe të largët, me të dyshuarin tjetër. Ai pretendon se ka qenë në banesë me nënën dhe fëmijët e tij.

Edhe Besnik Bushi mohon praninë e tij në vendngjarje atë natë. Ai thotë se ka qenë duke peshkuar me vëllain dhe një shok natën e ngjarjes.

Në Prokurori raporton ka qenë vetëm para 7 vitesh, kur ka bërë instalime elektrike në këtë godinë, dhe në vitin 2014, kur është dënuar me kusht për vjedhje të energjisë elektrike.

Sipas policisë, dy të akuzuarit si organizatorë dhe autorë të vjedhjes dyshohet se janë të njëjtët që organizuan edhe grabitjen e korrierit të Prokurorisë së Durrësit në datën 8 maj dhe se ndaj tyre ka disa pamje filmike si dhe dëshmia e korrierit që ka përshkruar personat që e grabitën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.