AKTUALITET

Ndahet nga jeta ish-banori i “Kafazit të Artë”

17:00 - 27.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sëmundja e rëndë në mushkëri, i ka marrë jetën Artur Jakut, ish-banori i edicionit të 5 të “Kafazit të Artë”.




Lajmin e hidhur e ka dhënë i afërmi i tij, Kostandin Pula, ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta së Arturit, përmes një status në profilin e tij në Facebook:

“ARTUR JAKU R.I.P

A ju kujtohet “Kafazi I Artë 5”? Po Arturi? Ai sot u çlirua! Lutuni për shpirtin e tij! Jeta që nuk e donte aspak, por prapëseprapë e përqafoi me forcë, sot u shua …

Tur, vlla, në grahmat e tua të fundit, më kishe kërkuar! Por unë isha larg…

Jo se mendjen nuk e kisha tek ti, por thjesht isha larg… Në vend të dasmës, që unë mezi e prisja, e ti talleshe sa herë ta përmendja, sot erdha në mortin tënd!

Në vend të tupanave sot kishte vajtica, lot, dhimbje! Nëna jote që qante me të madhe, dera jote e shtëpisë e mbyllur, dhe njerëzit që të njohën, (ata që të deshën, dhe ata që s’të deshën), me kokën ulur, rrëkëllenin kafenë e hidhur të mortit tënd!

Sot je I lirë Tur! Je I lirë nga dhembjet, hallet, dhe nga gjërat që deshe e nuk deshe. Më thoje që je “Qytetar I botës”. Unë të them se sot je “Qytetar i Universit”. Shpirti yt I sinqertë dhe i trazuar u prehtë në paqe! E sa për shpirtin tim, gjithmonë ke një vend në zemrën time, dhe do të të kujtoj…”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.