BOTA

Ndërron jetë Alan Bean, astronauti i katërt që shkeli në Hënë

08:33 - 27.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-astronauti amerikan Alan Bean, i cili ishte njeriu i katërt që shkeli në Hënë, ka humbur jetën në Teksas, në moshën 86-vjeçare.




Familjarit e tij njoftuan se ai kishte humbur jetën dy javë më parë, në mënyrë natyrale në një spital në Houston.

Përveçse astronaut, ai ishte edhe një artist i shkëlqyer, duke prodhuar piktura të frymëzuara nga hapësira.

Astronauti Mike Massimino e përshkroi Beanin si “njeriun më të jashtëzakonshëm që kam takuar ndonjëherë. Ai ishte një kombinim i arritjeve teknike si astronaut dhe arritjeve artistike si një piktor, tha Massimino, i cili fluturoi në dy misionet e anijes kozmike.

Alan Bean, një ish-pilot  i Marinës së SHBA-së, u përzgjodh nga NASA si një praktikant në vitin 1963.

Ai shkoi në hapësirë dy herë, herën e parë në nëntor të vitit 1969, si pilot i modulit hënor në misionin Apollo 12.

Në vitin 1973 ai ishte komandant i fluturimit të dytë me ekip në Skylab, stacioni i parë i hapësirës së Amerikës.

Ai u tërhoq nga NASA në vitin 1981 dhe nisi një karrierë të suksesshme si artist.

Pikturat e tij, të frymëzuara nga udhëtimi në hapësirë, duke paraqitur pamje të hënës dhe pjesë të vogla të misioneve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.