BOTA

Opozita gjermane proteston kundër qeverisjes së Merkelit

14:20 - 27.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ithtarë të partisë populliste të djathtë AfD të ardhur në Berlin nga lande të ndryshme të Gjermanisë u mblodhën fillimisht përpara stacionit qendror të trenit në Berlin dhe do të mbajnë më pas para Portës së Brandenburgut një miting nën moton “Për Liri dhe Demokraci”. Në të do të flasin edhe liderët e kësaj partie Jërg Meuthen dhe Alexander Gauland.




Berlin AfD-Demonstration (picture-alliance/AP Photo/M. Sohn)

Mijëra demonstrues kundër AfD-së

Krahas mitingut të AfD-së në Berlin po zhvillohen kundërdemonstrata në të cilat po marrin pjesë po ashtu mijëra protestues – nën moton “Stop urrjetjes! Stop AfD-së!”. Kjo kundërdemonstratë organizohet nga shoqatat e refugjatëve, sidikatat, partitë dhe organizatat të tjera.

Në demonstratë pritet të marrin pjesë rreth 10.000 vetë. Ndër ta edhe kryetari i të gjelbërve, Robert Habeck, i cili i akuzoi partitë e tjera se janë dorëzuar përpara AfD-së dhe qëndrimeve të saj.

Protest gegen AfD-Demo (picture-alliance/dpa/B. Pedersen)

Ai tha se politikanët nuk duhet të mjaftohen në qëndrimin ndaj AfD-së vetëm me ritualet e zemërimit dhe kritikoi se në debatet për migracionin po spikat gjithnjë e më tepër përjashtim.

Antisemitizëm në parlament

Sekretarja e Përgjithshëm e partisë CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, e akuzoi Partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) se po sjell “antisemitizmin në parlament”. “Nazistë të vjetër, neonazistët dhe populistët e djathtë” nuk e shohin njeriun në dinjitetin e tij si individ dhe janë kërcënim për jetën hebraike në Gjermani, shkroi Kramp-Karrenbauer në një artikull për gazetën “Bild am Sonntag”.

Deutschland CDU Parteitag Annegret Kramp-Karrenbauer (Getty Images/AFP/T. Schwarz)

“Gjuetarët” e AfD-së premtojnë se mbrojnë jetën hebreje në Gjermani. Megjithatë  në çdo cep të partisë ekziston “antisemitizmi”.

Antisemitizëm edhe në xhami dhe qarqet e majta

Sekretarja e Përgjithshme e CDU-së bëri thirrje edhe për një qëndrim më të ashpër ndaj incidenteve antisemite. “Antisemitizmi predikohet në xhami, në ekranet televizive dhe klipe në YouTube. Antisemitizmin e ndeshim edhe në oborret e shkollave, dhe nëse nuk i kemi kushtuar mjaft vëmendje këtij problemi në të kaluarën, atëherë tani duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim.” – tha Kramp-Karrenbauer.

Ajo dënoi ashpër edhe thirrjet për bojkotimin e Izraelit nga antisemitët ekstremistë të majtë që e mohojnë të drejtën Izraelit për të ekzistuar, apo thirrjet e aktivistëve të lëvizjes BDS (Boycott, Divestment and Sanctions) që bëjnë thirrje për të mos blerë tek hebrenjtë./ Burimi: DW


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Lideri i opozites gjermane Aleksander Goldejn deklaroi dite me pare se
    ” krimet e nazizmit jane vogelesi kunderejte historise mijevjecare te Gjermanise ”
    Kurse , Kancelarja Merkel do ti pergjigjet liderit opozitar Goldejn se
    ” eshte e turpsheme kut relativizohen krimet e nazizmit ne Europe ”
    Po , a eshte njisoje e turpsheme relativizimi i gjenocidit serb ndaje shqiptareve nga 1844-1999 apo , Europa nuk mesoi mesim dhe ne menyre te paturpeshem e toleron Serbine pa e ndeshkar por edhe i ndihmon asaje qe gradualushte ajo te rehabilitohet duke mose e ndeshkar dhe , nga agresorja mizore Serbis te shendrohet ne viktime te pacipte , per te krijuar alibi qe te ia shkeput Kosoves edhe copezen e fundit , Veriun e Kosoves bashke me Liqenin e Ujmanit ( Gazivodes ) …?
    Kjo pra na qenka politika e holle europiane apo , kemi te bejme me te njejten politike te hole antishqiptare te Europes se Konferences se Londres te vitit 1913 por , ne nji format tjeter dhe rethana tjera ..!!!
    E po , kesaje radhe ne shqiptaret e Kosoves e kemi Zotin ne qiell dhe Ameriken ne cdo hap ku jetojne shqiptaret gje qe ne ato kohra te kqija per shqiptaret nuk e kishim as njerin as tjetren ..!

    Përgjigju ↓