Show-Bizz

Orlando Bloom aspak në siklet kur del…

15:44 - 27.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori Orlando Bloom nuk e ka aspak problem të dalë nudo. Kjo duket qartë teksa ai ka performuar “Killer Joe” në teatër, në rolin e një detektivi.




Ai ka aktruar i qetë dhe pa u ndjerë aspak në siklet, teksa zhveshi rrobat në vijim të rolit të tij.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që ai del nudo në publik. Para dy vjetësh ai është fotografuar sërish nudo në det nën shoqërinë e këngëtares dhe partneres së tij Katy Perry.

Mesa duket, aktorit i pëlqen shumë të nxjerrë format e tij në pah duke qenë se ka trup të palestruar.

Orlando Bloom dhe Katy Perry janë rikthyer sërish bashkë pas një ndarje mes tyre. Çifti është përpjekur të zëvendësojë kohën e humbur, kur nuk kanë qenë pranë njeri-tjetrit.

Ata kanë shkuar në disa vende të ndryshme, ku përveçse janë relaksuar, edhe janë çmallur.

Përgatiti: J.K


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.