AKTUALITET

Pronarët në Vlorë, ATP merr në shqyrtim 2400 dosje

08:30 - 27.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani  – Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën me 2400 dosje ish-pronarësh, që janë në proces shqyrtimi nga kjo agjenci. Kërkuesit janë në qarkun e Vlorës dhe janë në pritje të vendimit të ATP-së. Në listën e përditësuar jepet numri i dosjes dhe data e aplikimit. Të gjithë ish-pronarët që kanë aplikuar për kthimin dhe kompensim e pronës në Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe nuk janë njohur ende me vendimin saj, mund të kërkojnë informacion në lidhje me fazën në të cilën ndodhet dosja. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vënë në dispozicionin të pronarëve formularin- tip, “Informacion në lidhje me ecurinë e dosjes”, i cili duhet të plotësohet dhe të dorëzohet në Agjenci për t’u njohur me fazën në të cilën ndodhet shqyrtimi i saj. Agjencia Trajtimit të Pronave është e detyruar që brenda 15 ditëve nga momenti i dorëzimit të kërkesës t’i kthejë përgjigje pronarit në lidhje me ecurinë e dosjes.




Aplikimi
Për t’u njohur me ecurinë e dosjes, subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë dorazi ose me postë pranë ATP-së kërkesën përkatëse me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes, fotokopje të kartës së identitetit, dëshmi trashëgimie dhe prokurë të posaçme. Në faqen zyrtare të ATP-së mësohet se subjekti plotëson kërkesën me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, në Agjenci. Më pas, kërkesa i kalon zyrës së protokollit, e cila pasi e protokollon, ia dërgon të gjitha kërkesat e ardhura drejtorit të përgjithshëm. Kreu i AKKP-ës ia delegon kërkesat sektorit përkatës për ndjekje dhe zbatim. Më pas, sektori përkatëse përgatit informacionin e kërkuar dhe njofton subjektin. Në përfundim të shqyrtimit, subjekti paraqitet pranë zyrave të ATP-së për të tërhequr shkresën e kthimit të përgjigjes në lidhje me ecurinë e dosjes ose i dërgohet me postë, sipas kërkesës. Aplikimi për kërkesën për informim mbi dosjen nuk ka kosto.

Formulari
Formulari i aplikimit për informacion në lidhje me ecurinë e dosjes është i ndarë në tri seksione. Aplikanti duhet të plotësojë gjeneralitet, adresën dhe jetë i pajisur me mjet identifikimi në momentin e aplikimit. Në seksionin e dytë duhet të jetë përshkruar në mënyrë të saktë se në lidhje me çfarë kërkon informacion pala e interesuar, në këtë rast pronari që ka aplikuar për kthim e kompensim prone. Dhe në seksionin e fundit janë të specifikuara pesë dokumentet që duhet të disponojë pronari në momentin e aplikimit.

Dokumentacioni që duhet te paraqisni

Formulari tip
Fotokopje e kartës së identitetit
Kopje vendimi nga ish KKP/AKKP(nëse ka)
Dokumente te tjerë

Listën e plotë me emrat e gjeni sot në Gazeta Shqiptare print, në çdo pikë shitjesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.