BOTA

Putin do të tërhiqet si president në 2024

11:23 - 27.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vladimir Putin ka thënë se do t’i përmbahet një rregulli që ndalon presidentin rus që të shërbejë dy mandate të njëpasnjëshme, duke ngritur dyshime se ai mund të largohet nga posti në vitin 2024.




Por, komentet e tij që u bën gjatë  forumit  ekonomik në Shën Petërsburg dhe u transmetuan në televizionin shtetëror, nuk do të thonë  domosdoshmërisht se ai do të heqë dorë nga pushteti brenda gjashtë vjetësh.

Putin dha dorëheqjen si president në vitin 2008 pasi shërbeu dy mandate të njëpasnjëshme. Ai pastaj u kthye në vitin 2012 si kryeministër, një manovër që ligjërisht ai është në gjendje ta bëj sërish.

I pyetur nëse dhe kur do të largohej nga zyra, ai tha: “Gjithmonë kam respektuar me rreptësi kushtetutën e Federatës Ruse. Në kushtetutë është e qartë se askush nuk mund të shërbejë më shumë se dy mandate rresht … kam ndërmend të respektoj këtë rregull”.

Putin fitoi zgjedhjet në mars dhe zgjati mandatin e tij për gjashtë vjet. Nëse Putin mbetet në pushtet deri në vitin 2024, ai do të jetë lideri që ka pasur në kontroll të drejtpërdrejtë ose jo Rusinë për 24 vite, duke e bërë atë liderin më jetëgjatë  të Moskës që nga Josef Stalini.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.